Sociale 25 October 2024, 08:21 Nga VNA

Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta për 2024

Ndaje në Whatsapp
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta për 2024

Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i sigurimeve për 9-mujorin 2024 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 18.3 miliardë lekësh, me një rritje vjetore prej 7.4%. Një vit më parë, në fund të 9-mujorit rritja kishte qenë afërsisht 9.9%.

Vlerësohet se pjesërisht ngadalësimi i tregut i detyrohet efektit të kursit të këmbimit dhe faktit që një pjesë e konsiderueshme e produkteve të sigurimit shiten në euro. Sipas AMF-së, në gjysmën e parë të vitit pesha e primeve të shkruara bruto në euro kundrejt totalit u rrit në 33.2%, nga 31.2% që kishte qenë në fund të vitit 2023. Euro ka vijuar të zhvlerësohet këtë vit në kursin e këmbimit me lekun dhe aktualisht rënia vjetore e kursit ka arritur pranë nivelit të 7%.

Rritja e tregut të sigurimeve është më e ngadaltë në segmentin e tij më të madh, atë të sigurimeve të jo-jetës. Primet e shkruara bruto për 9-mujorin 2024 arritën vlerën e 16.8 miliardë lekëe, në rritje me 7.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu i sigurimeve të jo-jetës vazhdon të mbështetet kryesisht te sigurimet e detyrueshme motorike. Këto produkte sollën afërsisht 66% të primeve të shkruara bruto për 9-mujorin 2024. Primet e shkruara bruto u rritën me afërsisht 8%, të mbështetura kryesisht nga sigurimi i brendshëm TPL.

Rritja të lartë këtë vit po shfaqin produkte të veçanta të sigurimit vullnetar, kryesisht sigurimi Kasko i automjeteve. Primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me pothuajse 22% krahasuar me një vit më parë, të mbështetura sidomos nga zgjerimi i biznesit të makinave me qira.

Rritje të lartë po shënojnë edhe sigurimi i përgjgjësive civile të avionëve dhe anijeve, por pesha e tyre është e papërfillshme në raport me volumin total të tregut.

Ndërsa sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, që është edhe produkti kryesor i sigurimit vullnetar, edhe këtë vit po shënon një rritje modeste. Siaps shifrave të AMF-së, primet e shkruara bruto për 9-mujorin kishin vlerën e 1.82 miliardë lekëve, me një rritje prej 3.4% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimi të jetës edhe këtë vit po shfaq një rritje pak më të lartë krahasuar me atë të jo-jetës. Për 9-mujorin, primet e shkruara bruto u rritën me 9.2% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt siguron 77% të numrit të përgjithshëm të kontratave dhe më shumë se 80% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Shumica e bankat kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha.

Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Rritja e kontratave të sigurimit të jetës së debitorit është në mënyrë të tërthortë edhe i financimeve të bankave për kredi hipotekare dhe i nivelit të kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. /MONITOR

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme