Sociale 24 Tetor 2024, 08:28 Nga VNA

Indeksi i sundimit të ligjit, Shqipëria, më e korruptuara në Europë

Ndaje në Whatsapp
Indeksi i sundimit të ligjit, Shqipëria, më e korruptuara në

Për të shtatën vit radhazi shteti i së drejtës ka rënë në nivel global, sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit 2024, publikuar nga World Justice Project. Këtë vit, sundimi i ligjit u dobësua përsëri në shumicën e vendeve të anketuara (57%).

Megjithatë, të dhënat e Indeksit sugjerojnë gjithashtu se recesioni global i sundimit të ligjit po ngadalësohet dhe se progresi është i mundur. Shqipëria renditet në vendin e 89 nga 142 vende në mbarë botën. Rajonalisht, Shqipëria renditet e 10-ta nga 15 vende në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. Vendi ynë performon më dobët në treguesin e “Mungesës së Korrupsionit” , duke u renditur në vendin e 107, që tregon për një nivel të lartë korrupsioni.

Mungesa e korrupsionit llogaritet nga këto faktorë:

2.1 Zyrtarët e qeverisë në pushtetin ekzekutiv nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

2.2 Zyrtarët e qeverisë në degën e drejtësisë nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

2.3 Zyrtarët qeveritarë në polici dhe ushtri nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

2.4 Zyrtarët e qeverisë në degën legjislative nuk i përdorin funksionet publike për përfitime private

Të anketuarit shqiptarë nuk bien dakord që në vend ka mungesë korrupsioni, përkundrazi, Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë. Ky është treguesi që ka marrë më pak pikë (37). Shqipëria perceptohet si më e korruptuara në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën. Pas Shqipërisë, perceptimi më i lartë për korrupsionin është më Serbi (vendi i 93), Bosnjë Hercegovina (80), Maqedonia e Veriut (71), Kosova (65). Në rajon, perceptimin më të ulët për korrupsionin e kanë malazezët (62).

Shqipëria hyn në zonën e kuqe të korrupsionit, ku zbatimi i rregullave të lojës është i dobët.

Shqipëria dhe tendencat botërore  

Që nga viti 2016, një recesion global i shtetit ligjor ka prekur 77% të vendeve të studiuara, përfshirë Shqipërinë.  Indeksi ndërtohet në bazë të 8 faktorëve: Kufizimet në kompetencat e qeverisë; Mungesa e Korrupsionit; Qeveri e hapur; Të drejtat themelore; Rendi dhe Siguria; Zbatimi Rregullator; Drejtësia Civile; Drejtësia Penale.

Në nivel global, rëniet u nxitën kryesisht nga tendencat autoritare. Ndërmjet viteve 2016 dhe 2024, faktori i indeksit që mat Të drejtat Themelore ra në 81% të vendeve, përfshirë Shqipërinë.

Gjatë shtatë viteve të fundit, pikët e Indeksit për Kufizimet mbi Kompetencat e Qeverisë kanë rënë në 77% të vendeve, përfshirë Shqipërinë. Në mbarë botën, legjislaturat, gjyqësori dhe shoqëria civile, duke përfshirë mediat kanë humbur të gjitha terren në kontrollin e pushtetit ekzekutiv, tregon Indeksi.

Nga ana tjetër është bërë një farë progresi globalisht në luftën kundër korrupsionit ndërmjet viteve 2023 dhe 2024. Këtë vit, 59% e vendeve panë rezultatet e tyre të indeksit për mungesën e korrupsionit të përmirësuara, përfshirë Shqipërinë.

“Pas viteve të rënies së sundimit të ligjit, mund të jetë e lehtë të përqendrohesh te ana negative. Por të bësh një gjë të tillë do të thotë të injorosh arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe punën e vështirë që po ndodh për të përmirësuar sistemet e drejtësisë globalisht,” tha bashkëthemeluesi dhe presidenti i WJP, William H. Neukom.

Krahasuar më Ballkanin Shqipëria lë pas vetëm Serbinë (94), ndërsa vendet e tjera kanë rezultate më të larta. Konkretisht Maqedonia e Veriut në vendin e 67, Kosova në vendin e 58 dhe Mali i Zi në vendin e 56.

Tendencat shqetësuese autoritare vazhdojnë

Vitin e kaluar, kishte disa shpresa se tendencat autoritare globale kishin filluar të ngadalësoheshin. Pavarësisht kësaj, indeksi i këtij viti gjen rënie më të gjera dhe më të thella në dy faktorë kritikë të Indeksit: Të drejtat themelore dhe kufizimet mbi kompetencat e qeverisë.

Implikimet afatgjata janë shqetësuese. Midis 2016 dhe 2024, njerëzit në 81% të vendeve kanë humbur mbrojtjen për të drejtat e tyre themelore. Për më tepër, 77% e vendet tregojnë një dobësim të kontrolleve dhe balancave qeveritare, duke përfshirë mbikëqyrje nga legjislaturat, gjykatat, shoqëria civile dhe media. Mbi 6 miliardë njerëz tani jetojnë në vende ku sundimi i ligjit është më i dobët se sa ishte 2016.

“Në çdo cep të botës, ne vazhdojmë të shohim lider që konsolidojnë autoritetin e tyre”, shtoi Neukom.

Indeksi i Sundimit të Ligjit të WJP bazohet në anketat e ekspertëve dhe familjeve për të matur sundimin e ligjit në 142 vende dhe juridiksione, duke mbuluar 95% të popullsisë së botës.

Vendi me rezultate më të larta më i renditur në Indeksin e Sundimit të Ligjit të këtij viti është Danimarka, e ndjekur nga Norvegjia (2), Finlanda (3), Suedia (4) dhe Gjermania (5). Pesë vendet e para të renditura mbeten të pandryshuara nga viti 2023. Vendet me rezultate më të dobëta në sundimin e ligjit janë Venezuela (142), Kamboxhia (141), Afganistani (140), Haiti (139) dhe Mianmari (138)./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë ndodhi në pistën e LaGuardia Airport, ku një avion i Air Canada, që vinte nga Montreal, u përplas me një automjet zjarrfikës gjatë uljes. Pamjet video të publikuara tregojnë momentin dramatik kur zjarrfikësja, me drita emergjence aktive, kalon përpara avionit, i cili nuk arrin të ndalojë dhe e godet në pjesën e përparme. Si pasojë, humbën jetën dy pilotët, dhjetëra pasagjerë u plagosën dhe 41 persona u dërguan në spital. Pas aksidentit, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe rifilloi operimin me kapacitet të reduktuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime fluturimesh.

Një avion transporti i forcave të armatosura të Kolumbia është rrëzuar këtë të hënë në zonën e Puerto Leguízamo, në jug të vendit. Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni i tipit Lockheed C-130 Hercules, me më shumë se 110 persona në bord, është rrëzuar pak minuta pas ngritjes nga pista, në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Janë pak apo nuk janë pak. Ta ndajë mendjen

Kur të vetëpërjashton Sali Berisha.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme