Sociale 28 October 2024, 09:20 Nga VNA

Skema e pensioneve, përgjysmohet barra buxhetore për financimin e deficitit

Ndaje në Whatsapp
Skema e pensioneve, përgjysmohet barra buxhetore për financimin e

Shpenzimet buxhetore për financimin e skemës publike të pensioneve shënuan në 9 mujorin 2024 nivelin më të ulët së paku që nga viti 2012, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Skema publike paguan për pensionet me shumë se sa arkëton nga pagesat e sigurimeve shoqërore prej punonjësve aktualë. Diferenca është deficit që mbulohet nga buxheti, dmth nga taksat dhe tatimet e tjera që paguajnë qytetarët dhe bizneset. Kjo diferencë në vend që të zgjerohet prej rritjes gjithnjë e më shumë të numrit të pensionistëve nga plakja e popullsisë, po vjen në ulje.

Në fund të 9 mujorit 2024 deficiti i skemës së pensioneve shënoi një vlerë prej 29,1 miliardë lekësh, më e ulëta së paku që nga viti 2012, (shiko grafikun e mëposhtëm). Qeveria po shpenzon më pak para për financimin e skemës së pensioneve në një kohë që të ardhurat buxhetore në vlerë janë rritur me ritme dyshifore vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave që nga viti 2014 deri më 2024 të ardhurat buxhetore u rriten me 98 për qind, ndërsa deficiti i skemës së pensioneve në të njëjtën periudhë u ul me 10%. Kjo do të thotë, se pesha e shpenzimeve për pensionet që përballohen nga buxheti i shtetit është shumë më e ulët se 10 vite më parë.

Psh në vitin 2014 buxheti grumbullonte gjithsej 266,7 miliardë lekë të ardhura dhe 12.2 për qind të tyre i çonte për financimin e deficitit të skemës së pensioneve, ndërsa në 9 mujorin 2024 qeveria çoi për financimin e deficitit të skemës vetëm 5.5% të të ardhurave. Kjo situatë është në favor të qeverisë, por në disfavor të pensionistëve, erdhi kryesisht për dy arsye kryesore. E para të ardhurat nga kontributet e sigurimeve janë përmirësuar për shkak të rritjes së pagave si në sektorin privat dhe atë publik me një ritëm më të shpejtë pas pandemisë Covid-19. Rritja e pagës minimale me rreth 30 për qind në harkun e një viti që nisi në vitin 2022 ndikoi pozitivisht të ardhurat nga kontributet.

Nga ana tjetër shpenzimet për pagesat e pensioneve nuk u rritën sipas parashikimeve. Pensionistët që dolën në pension vitet e fundit nuk plotësojnë kriterët për pagesa të plota. Për rrjedhojë shumica e pensionistëve përfitojnë pension social ose të pjesshëm. Humbja e dokumentacionit për vitet e punës dhe puna në të zezë në 30 vitet e fundit kanë bërë që pjesa më e madhe e atyre që dalin në pension aktualisht të mos përmbushin kriterin për vitet e punës që është rreth 39 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë.

Nga njëra anë ka rritje të shpenzimeve më pak se parashikimet dhe nga ana tjetër rritja e arkëtimeve nga kontributet më shumë se pritshmëritë e ka zvogëluar barrën e buxhetit për pensionet. Në fillim të këtij viti qeveria mori mbrapsht mbi 7 miliardë lekë nga kursimi i deficitit të skemës dhe i çoi ato për investime në infrastrukturë nëpërmjet një akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2024. Ndërkohë shumica e pensionistëve shqiptarë marrin pagesa mujore poshtë nivelit relativ të varfërisë 6.7 USD në ditë të përcaktuar nga Banka Botërore./ Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme