Sociale 31 October 2024, 15:28 Nga VNA

Autoritetet neglizhojnë urdhrin e prokurorisë për ‘mbetjet e rrezikshme’

Ndaje në Whatsapp
Autoritetet neglizhojnë urdhrin e prokurorisë për ‘mbetjet

  • Anija “Molivia” me 102 kontenierët e dyshuar me mbetje të rrezikshme në bord ndodhet prej 5 ditësh në pritje për t’u ankoruar në portin e Durrësit, ndërkohë që autoritetet shqiptare po mbajnë ‘peng’ zbatimin e urdhërit të Prokurorisë Durrës për sekuestrimin e tyre.

Autoriteti Portual Durrës dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit kanë nxjerrë justifikime të ndryshme duke lënë në pritje shkarkimin e tyre në port dhe gjetjen e një hapësire fizike ku mund të ruhen kontenierët e dyshuar në pritje të hetimeve. “Nuk kemi kapacitet për t’i mbajtur në port pasi ato kërkojnë 1000 metra katrorë hapësirë”- i tha BIRN-it, zëdhënësja e Autoriteti Portual, Elitjana Doko. Ajo shtoi se kjo do të ndikonte në mbarëvajtjen e punës së terminalit, por shtoi edhe se refuzimi për t’i shkarkuar lidhej dhe me rrezikshmërinë e këtyre kontenierëve. “Kush na garanton ne se nuk përbërjen rrezik për mallrat e tjera në terminal?”- aludoi ajo. Urdhëri i prokurorisë që mban datën 27 tetor i drejtohet këtij institucioni dhe autoriteteve kufitare, policore dhe doganore. “Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre”- thuhet në këtë shkresë. Por, BIRN mësoi se nuk është vetëm Autoriteti Portual që po refuzon të zbatojë këtë urdhër. Institucionet në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit nuk kanë ofruar një zgjidhje për hapësirën ku duhet të ruhen këto kontenierë. Në një tjetër shkresë të prokurorisë me datë 28 tetor drejtuar Agjencisë Kombëtare e Mjedisit kërkohet që “të merren masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi, për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut dhe shmangien e çdo ndikimi negativ eventual”. Por AKM e ka lexuar kërkesën e prokurorisë si një kërkesë për interpretim të ligjit mbi menaxhimin e mbetjeve. “Kërkesa ishte për kushtet që duhet të plotësojë një hapësirë për materialet e konfiskuara kur dyshohen si të rrezikshme”- i tha BIRN-it, Arta Dollani, drejtoreshë e kësaj agjencie. “Nuk pergjigjemi nga AKM për hapësira konkrete, por bazën ligjore, për kriteret”- shtoi gjatë një komunikimi nëpërmjet aplikacionit ëhatsup, por nuk vendosi në dispozicion përgjigjen e plotë që i është kthyer prokurorisë. Moszbatimi i urdhërit të prokurorisë shkaktoi të enjten debate në Kuvend, ku deputetë të opozitës akuzuan qeverinë se refuzon zbatimin e këtij urdhëri, por ministrat ‘garantuan’ se po punojnë për një zgjidhje dhe se urdhëri do të zbatohej. “Urdhri i Prokurorisë ka dalë një ditë të dielë”- u justifikua ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, por shtoi se institucionet po kordinoheshin për zbatimin e tij. “Po krijojmë infrastrukturën për vendosjen e kontejnerëve në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia”- shtoi ai. Por deputeti i opozitës, Agron Shehaj, i cilësoi deklaratat e ministrave të “pabesueshme” dhe mosveprimin e institucioneve si tentativë për të manipuluar hetimin. “Është e qartë që kjo qeveri po mundohet në çdo mënyrë të fshehë skandalin, të manipulojë hetimin”- tha ai. Ndërsa deputetja Flutura Açka ngriti shqetësimin për rrezikshmërinë që këto kontenierë përbënin për qytetarët duke u lënë në det të hapur. Shqetësimi i saj u cilësua si ‘përhapje paniku’ nga Ministri i shtetit për Parlamentin, Taulant Balla, i cili e paralajmëroi se mund të ndiqej penalisht për këtë gjë. Udhëtimi i 102 kontenierëve me destinacion Tajlandën ka ngjallur shqetësime prej muajit gusht, kur organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD). Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila nga ana e saj ka deklaruar se i kishte blerë mbetjet nga kompania e prodhimit të shufrave të hekurit, “Kurum International”.  Kompania “Kurum” ka mohuar që të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj”, ka pretenduar në Prokurori se mbetjet nuk janë të rrezikshme. Drejtori i BAN, Jim Puckett, i pranishëm në portin e Durrësit ditën e mbërritjes së anijes “Molivia” u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të mundësojnë një hapje publike të konteinerëve për një proces hetimor transparent, ndërsa kërkon që qeveria shqiptare të ndajë me organizatën e tij një mostër për analiza të pavarura.

Blerina Gjoka/ BIRN

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme