Sociale 31 October 2024, 09:04 Nga VNA

Si po rriten kostot e transportit nga nafta e shtrenjtë dhe rrugët me pagesë

Ndaje në Whatsapp
Si po rriten kostot e transportit nga nafta e shtrenjtë dhe rrugët me

Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tre koncesione të reja PPP në Korridorin Adriatiko-Jonian, të cilat do të ndërtohen nga privati kundrejt pagesës direkte në toll. Teksa me 2025 numri i rrugëve për të cilat do të paguhet tarifë përdorimi do të arrijë në tre (Milot-Rrëshen, Thumanë-Kashar, Tuneli i Vlorës) dhe pas pak vitesh do të jenë së paku në 6. Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria ka tarifat më të larta të pagesës në rrugë. Përveç kësaj Shqipëria futet në vendet me çmimet më të larta të karburanteve në  rang global.

Sipas të dhënave globale mbi çmimet e naftës, çmimi mesatar i naftës në mbarë botën është 1,18 dollarë amerikanë për litër, në Shqipëri ishte 1,89 dollarë amerikane. Të dhënat që i takojnë datës 28 tetor 2024 tregojnë se çmimi i naftës në Shqipëri është 60 për qind më shumë se mesatarja globale. Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet e treta në botë për çmimet e larta të naftës.

Vitin e kaluar buxheti i shtetit arkëtoi 19,5 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro nga taksat e qarkullimit mbi naftën. Kjo taksë që ka qëllim që të grumbullojë të ardhura që të mund të përballojnë mirëmbajtjen e rrugëve siguron arkëtim disa herë më shumë se nevojat. Luigj Alijaj nga shoqata e Hidrokarbureve thotë se, Shqipëria takson naftën së paku 48 lekë për litër më shtrenjtë se Rajoni. Taksimi i lartë përveçse ul konkurueshmërinë frenon konsumin e produktit.

Nëse çmimi i naftës do të ishte më i ulët buxheti nuk do të humbiste nga taksat, pasi një pjesë e bizneseve dhe qytetarëve që furnizohen aktualisht në pikat kufitare të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës do të konsumonin në Shqipëri duke rritur qarkullimin e për rrjedhojë edhe të ardhurat buxhetore.

Shoqëria shqiptare nëpërmjet pagesave direkte dhe rishpërndarjes së buxhetit po paguan kosto të larta për rrugët. Vitin që vjen programi i “Transportit rrugor” financohet me 33 miliardë lekë, të cilat merren nga taksat e përgjithshme për te financuar infrastrukturën rrugore. Financimet e larta të buxhetit, pagesat direkte në rrugë dhe çmimet e larta të naftës rrisin kostot e transportit të cilat janë jetike për zhvillimin e një shoqërie.

Sipas Global Petrol Prices çmimi mesatar i naftës në rang global aktualisht është afërisht 1,1 USD për litër, por ka dallime të konsiderueshme në këto çmime midis vendeve. Si rregull i përgjithshëm, vendet më të pasura kanë çmime më të larta, ndërsa vendet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime dukshëm më të ulëta.

Një përjashtim i dukshëm është SHBA-ja, e cila është një vend ekonomikisht i avancuar, por ka çmime të ulëta të gazit. Dhe nga ana tjetër Shqipëria si vend i varfër ka çmime të karburanteve për shkak të taksave të larta ndaj tyre. Ndryshimet në çmime ndërmjet vendeve janë për shkak të taksave dhe subvencioneve të ndryshme për naftën.

Të gjitha vendet kanë akses në të njëjtat çmime të naftës në tregjet ndërkombëtare, por më pas vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm, sipas Petrol Global Prices . Shqipëria renditet në krye të listës për çmimet e larta të naftës, por nga ana tjetër ka te ardhura për frymë sipas fuqisë blerëse vetëm sa 34 % e mesatares së BE-së./Monitor

Video

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme