Sociale 8 September 2026, 07:52 Nga VNA

Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë

Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamenteve nuk ka zgjidhur problemin e kushteve të banimit.

Në vitin 2023, 12.7% e popullsisë jetonte në privim të rëndë nga strehimi, norma e tretë më e lartë mes vendeve europiane të përfshira në të dhënat e Eurostat, pas Turqisë me 19.7% dhe Malit të Zi me 14.6%. Mesatarja e Bashkimit Europian ishte vetëm 4%.

Kontrasti me ritmin e ndërtimeve është i fortë. Në vitin 2025, sektori i ndërtimit përbënte 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, kundrejt 5% në Bashkimin Europian.

Pesha e tij në ekonominë shqiptare ishte rreth 2.5 herë më e lartë se mesatarja e BE-së dhe më e madhe se në çdo vend tjetër europian të përfshirë në të dhënat e Eurostat.

Oferta e madhe e pronave të reja përballet, nga ana tjetër, me fuqinë e dobët blerëse të familjeve. Përballueshmëria e banesave është veçanërisht problematike në Tiranë.

Sipas renditjes së Numbeo për tregun e pronave, kryeqyteti shqiptar është i katërti më pak i përballueshëm mes kryeqyteteve europiane për blerjen e një banese, pas Moskës, Lisbonës dhe Pragës. Raporti mes çmimit të pronës dhe të ardhurave në Tiranë është rreth 16.9, çka e vendos qytetin përpara kryeqyteteve si Beogradi dhe Parisi në këtë tregues.

Raporti çmim/të ardhura krahason vlerën e pronës me të ardhurat që kanë në dispozicion familjet. Për këtë arsye, një qytet mund të ketë apartamente më të lira në euro se një kryeqytet i pasur europian, por të jetë shumë më i shtrenjtë për banorët e vet.

 

Çfarë është privimi i rëndë nga strehimi

Eurostat e klasifikon një person në privim të rëndë nga strehimi kur ai jeton në një banesë të mbipopulluar dhe, në të njëjtën kohë, përballet me të paktën një problem serioz të saj.

Problemet përfshijnë një çati që rrjedh, mungesën e banjës ose dushit dhe të tualetit brenda shtëpisë, apo një banesë me ndriçim natyror të pamjaftueshëm. Të dhënat burojnë nga anketa europiane EU-SILC mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës.

Treguesi, mat sa njerëz jetojnë në banesa me hapësirë dhe kushte të papërshtatshme. Ky dallim është i rëndësishëm në rastin e Shqipërisë, ku ndërtimet e reja janë shtuar me ritme të shpejta, ndërsa një pjesë e stokut ekzistues vazhdon të ketë probleme dhe blerja e një prone të re mbetet e vështirë për familjet me të ardhura mesatare ose të ulëta.

Eurostat e mat privimin e rëndë nga strehimi si pjesë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, (rezultatet e të cilit u publikuan së fundmi) veçanërisht Objektivit 11 për qytete dhe komunitete të qëndrueshme,.

Treguesi vlerëson nëse familjet jetojnë në banesa të përshtatshme dhe ndihmon në matjen e pabarazive në kushtet e jetesës.
Sipas Eurostat, banesat e papërshtatshme shoqërohen me pabarazi shëndetësore, mundësi më të kufizuara në jetë dhe ekspozim më të madh ndaj varfërisë.

Mali i Zi më keq se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut më poshtë

Në Ballkanin Perëndimor, situata më problematike paraqitet në Malin e Zi, ku 14.6% e popullsisë ishte në privim të rëndë nga strehimi në vitin 2023. Shqipëria renditet menjëherë pas tij me 12.7%.

Në Serbi, norma ishte 7.4%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 7.1%. Për Kosovën, tabela e Eurostat nuk jep të dhëna për vitin 2023.

Në BE, diferencat mes vendeve mbeten të mëdha

Brenda Bashkimit Europian, privimi i rëndë nga strehimi ka rënë gradualisht, nga 6.1% e popullsisë në vitin 2010 në 4.3% më 2018 dhe 4% në 2023. Eurostat e konsideron këtë një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së banesave, ndonëse problemet mbeten të përqendruara në disa vende dhe te familjet me të ardhura të ulëta.

Në vitin 2023, ndër shtetet e BE-së, Letonia kishte nivelin më të lartë të privimit të rëndë nga strehimi, me rreth 9.4%, e ndjekur nga Rumania me 6.8%, Greqia me 6%, Bullgaria me 5.9% dhe Portugalia me 5.8%.

Në skajin tjetër, norma ishte vetëm rreth 0.5% në Irlandë, 0.8% në Finlandë, 0.9% në Qipro, 1% në Holandë dhe 1.1% në Belgjikë. Për shumë vende, Eurostat sqaron se të dhënat e vitit 2023 janë të vlerësuara./ Monitor

Video

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

Protesta e administratës së Gjykatës së Tiranës pas ngërçit me pagat. Në Dhomën Civile janë ndërprerë shërbimet.

Bojkot edhe në Dhomën Penale të Gjykatës se Tiranës për shkak se qeveria iu ka bllokuar pagat duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rusia ka rifilluar sulmet masive me raketa dhe dronë ndaj Kievit, vetëm pak pasi të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump përfunduan vizitën e tyre në kryeqytetin ukrainas, ku po përpiqeshin të ringjallnin negociatat për përfundimin e luftës. Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit duke goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, të paktën dy persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbetjet e raketave dhe dronëve shkaktuan zjarre në ndërtesa banimi, përfshirë një pallat pesëkatësh dhe një ndërtesë tjetër trekatëshe.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme