Politika 4 February 2025, 21:38 Nga VNA

Shehaj sulmon Lapajn: Financohesh nga para të pista. Të fala Ramës!

Ndaje në Whatsapp
Shehaj sulmon Lapajn: Financohesh nga para të pista. Të fala

Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj kanë shkëmbyer akuza në distancë lidhur me atë çka përfaqësojnë në politikë. Lapaj, disa ditë më parë, e ka konsideruar Agron Shehajn si “njeriun që të gjithë e shohin dhe konsiderojnë biznesmen”. Mesa duket, Shehaj është ndjerë i bezdisur nga kjo deklaratë dhe sot, me anë të një video-mesazhi, i ka kthyer përgjigje Lapajt duke e akuzuar si të paguar nga lekët e pista dhe nga Edi Rama.

“Adriatik, ne jemi shumë ndryshe. Unë nuk financohem nga paratë e pista. Unë nuk kam marrë dot pronat e mia, jo më të përfitoj nga ish-pronarët që ju keni korruptuar, gjyqtarë të korruptuar, avokatë sekserë. Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi, Adriatik. Unë jam si ata mijëra qindra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ti ke ngrënë, Adriatik. Kjo është diferenca midis teje dhe meje. Adriatik, unë jam i pakapshëm. Të fala Ramës, Adriatik,” – thotë Shehaj në video-mesazh, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai dhe Lapaj përplasen për çështjen e përfaqësimit politik.

Adriatik Lapaj, së fundmi, nuk ka përtuar t’i sulmojë partitë e reja dhe kryetarët e tyre, duke u përpjekur t’i krijojë vetes hapësirë më të madhe në TV dhe rrjete sociale. Edhe pse publikisht bën thirrje për bashkim me forcat e tjera opozitare, Adriatik Lapaj deri më sot nuk ka treguar ndonjë vullnet për t’u afruar vërtet me partitë e reja opozitare. Mesa duket, strategjia e tij për të qenë “agresiv” për hir të publicitetit po funksionon, për sa kohë pas përplasjes gati fizike me Arlind Qorin, tashmë konflikti mbetet i hapur me Agron Shehajn. Me gjasë, “Mundësia” që “Shqipëria bëhet” me Lapajn dhe Shehajn duket, në mos e vështirë, tashmë e pamundur.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme