Politika 4 February 2025, 20:37 Nga VNA

Bardhi lë fushatën zgjedhore dhe zhvillon takime zyrtare në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Bardhi lë fushatën zgjedhore dhe zhvillon takime zyrtare në SHBA

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka ndarë foto në Facebook nga vizita në Washington DC, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, ku kanë zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit me të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Megjithë shpresat për administratën e re që do t’i heqë “non grata-n” Berishës, ky i fundit vazhdon ta ketë këtë vlerësim nga Departamenti i Shtetit, zyrtari i lartë i të cilit ka pritur Gazment Bardhin bashkë me Damian Gjiknurin dhe deputetë të tjerë.

“SHBA mbetet aleati ynë kyç dhe shqiptarët janë me fat që i kanë pasur gjithmonë në krah. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet t’u qëndrojë standardeve të një vendi demokratik, duke nisur me garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE-së,” – shkruan më tej Gazment Bardhi.

Fushata elektorale ka nisur thuajse nga të gjitha forcat politike dhe vëmendja më e madhe e drejtuesve kryesorë të partive është përqendruar tek takimet me elektoratin apo diasporën. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar numrin 2 të PD të zhvendoset për takime në Washington. Burime bëjnë të ditur se bashkë me zotin Bardhi drejt Amerikës ka fluturuar edhe Jorida Tabaku. Të dy priten të kenë takime me shoqatën Vatra dhe shqiptarë që jetojnë në SHBA.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme