Politika 4 Shkurt 2025, 17:02 Nga VNA

Lista e deputetëve/ PS i zgjedh brenda shkurtit. PD në primare me tre variante

Ndaje në Whatsapp
Lista e deputetëve/ PS i zgjedh brenda shkurtit. PD në primare me tre

 

  • ‌Rama "shpëton" Xhaçkën, nga Korça e mobilizon në njësinë Nr.2 në Tiranë. Braçen nga Fieri në njësinë Nr.5 në Tiranë. Majko në Kavajë.
  • ‌Berisha në krye të PD, lista e deputetëve ende pezull. Pritet marrëveshja me aleatët.

Dy forcat më të madhe politike në vend kanë filluar takimet e para për hartimin e listave të deputetëve për zgjedhjet e 11 majit. Dje, Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, mbajti takim në seli ku fokusi kryesor shkoi tek mobilizimi i votuesve të majtë, mbi të gjitha votat e diasporës.

Ndërsa sot selinë e Partisë Demokratike e ka vizituar Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. Edhe pse nuk dha shumë shpjegime mbi arsyen e vizitës mendohet se Blushi ka kërkuar nga PD futjen në listë të PD kandidatët e PL. Gjë e cila edhe më herët është konfirmuar nga Flamur Noka, të paktën sa i takon kryetarit të PL, Ilir Metës.

Por PD edhe pse në prag fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ende nuk ka një formulë se si do hyjë në zgjedhje, pasi përveç kandidatëve që aspirojnë të bëhen deputetet, kreu i saj, Sali Berisha do t'i duhet të zgjedh mes besnikëve të tij, aleatëve dhe të riktherve.

Ç’ po ndodh me PS?

Edhe pse në pushtet prej 12 vitesh, PS duket sikur është gjithmonë në fushatë elektorale. Nga pikëpamja e organizimit të brendshëm duket sikur nuk ndalon asnjëherë. Dhe në fushatë riaktivizohet për të dalë në terren.

Burime mediatike nga selia rozë bëjnë me dije se brenda shkurtit të gjithë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste do të dorëzojnë në tryezë listën e kandidatëve për deputetë.

Si asnjëherë më parë, PS ka fokusuar gjithë forcat në Tiranë. 7 ministra janë të angazhuar në fushatë elektorale në Qarkun e Tiranës. Janë deputetët të angazhuar në zona të ndryshme të vendit. Drejtuesit politikë, deputetët aktuale por edhe nga platforma "Deputeti që duam", do të jenë në fokus për të përzgjedhur kandidatët për listat e deputetëve.

Po në PD?

Përveç disa takimeve politike në vend dhe diasporë, PD duke më e fokusuar tek protesta e së shtunës në Tiranë.

Më herët, në një konferencë për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se akoma nuk është vendosur por mund të ketë primare në rang bashkie, qarku apo kombëtar. Por modalitetet e zhvillimit të tyre janë ende të paqartë. Kryetarëve të degëve që do të kandidojnë kanë dhënë dorëheqje. Fakti mbetet që nuk janë përcaktuar modalitetet dhe teknikisht PD mund të jetë vonë.

Afatet

Ndërkohë që afati ligjor për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të listës së kandidatëve për deputetë është data 13 Mars. Me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, partitë do duhet të mendojnë mirë kandidatët pasi do të jetë 1/3 e listës së mbyllur dhe 2/3 e hapur. Do të jetë një numër më i lartë kandidatësh. Kodi Zgjedhor kufizon mundësitë për listat e deputetëve pasi një në tre kandidatë duhet të jetë grua, do duhet të ketë edhe kandidatë nga diaspora po kështu edhe të rinjë.

Në Tiranë janë 37 kandidatë në listë të hapur dhe 12 në listë të mbyllur.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme