Politika 3 February 2025, 18:40 Nga VNA

Zgjedhje 2025: Institucionet ngrenë alarmin për keqpërdorim të të dhënave personale

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhje 2025: Institucionet ngrenë alarmin për keqpërdorim

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike për respektimin e ligjit lidhur me përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

Në prag të fushatave elektorale, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike të respektojnë ligjin dhe rregullatoren mbi përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

“Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Rregulloren e Përgjithshme GDPR të Bashkimit Europian”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dervishi, dhe Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Data zyrtare e zgjedhjeve parlamentare 2025 u caktua dita e 11 Majit. Në këto zgjedhje për herë të parë do të mundësohet edhe vota e diasporës shqiptare që jeton jashtë kufijve të vendit.

Një investigim i BIRN zbuloi se dy kompani marketingut po shenjestrojnë voutes jashtë vendit, duke i mbledhur të dhënat personale me premtimin se do t’i asistojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.

Komisionerët Besnik Dervishi dhe Ilirjan Celibashi theksuan se partitë dhe organizatat politike duhet të përpunojnë vetëm të dhënat e nevojshme të qytetarëve.

“Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të mbledhin dhe të përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e regjistrimit të zgjedhësve”, citon deklarata e përbashkët e Dervishit dhe Celibashit.

Ata theksojnë gjithashtu domosdoshmërinë që të dhënat e mbledhura për qëllime regjistrimi mos të përdoren për qëllime të tjera, si propaganda politike, pa marrjen e pëlqimit të informuar të shtetasit.

Njëkohësisht komisionerët inkurajuan qytetarët për të raportuar pranë institucioneve të tyre shkelje të ligjit apo rregullores që lidhen me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale.

“Inkurajojmë qytetarët dhe subjektet zgjedhore që në rastet kur evidentojnë shkelje apo cënim të të dhënave personale të ankohen pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, përfundon deklarata e përbashkët e Dervishit dhe Celibashit./BIRN/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme