Politika 3 February 2025, 12:48 Nga VNA

“KQZ dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave i kërkon patronazhistëve: Mos keqpërdorni të dhënat personale të shqiptarëve

Ndaje në Whatsapp
“KQZ dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave i

Kreu i KQZ Ilirian Celibashi dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi u kanë bërë apel zgjedhësve, partive politike, organizatave dhe palëve të tjera të angazhuara në procesin e zgjedhjeve të 11 majit që të kenë kujdes në respektimin e ligjit sa u përket administrimit dhe përpunimit të të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore.

“Duke marrë parasysh rreziqet e mundshme që mund të sjellë përpunimi i paligjshëm i të dhënave personale të zgjedhësve, inkurajojmë qytetarët dhe subjektet zgjedhore që, në rastet kur evidentojnë shkelje apo cenim të të dhënave personale, të ankohen pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,” theksohet në deklaratë.

Në fakt, KQZ është institucioni që, para së gjithash, duhet të kujdeset për të dhënat personale, kryesisht të diasporës, të dhëna që qartas po kalojnë nëpër “filtra” të partisë në pushtet. Sa për mbrojtjen e të dhënave personale, edhe më qesharake duket kur KQZ dhe Komisioneri për Mbrojtjen e këtyre të dhënave bëhen bashkë për deklarata të tilla. Ndërkohë, patronazhistët, një skandal i evidentuar nga opozita në zgjedhjet e vitit 2021, vijojnë të jenë prezentë dhe funksionojnë duke dhunuar të dhënat personale të shqiptarëve, të cilat prej kohësh janë në zotërim të Partisë Socialiste.

Lexo gjithashtu

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme