Politika 3 Shkurt 2025, 12:24 Nga VNA

Tentoi të vetëdigjej në repartin e Hemodializës/ Deputetja denoncon koncesionin: “Shërbim që pasuron Allajbeun, problematikat nuk mund të fshihen”

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të vetëdigjej në repartin e Hemodializës/ Deputetja

Një incident i rëndë ka ndodhur disa ditë më parë (30 janar) në Korçë, ku një pacient i shërbimit të Hemodializës tentoi të vetëdigjej në shenjë proteste ndaj kushteve të dobëta të trajtimit. Ai kishte ndërmend t’i vinte flakën edhe Repartit të Dializës, duke shprehur kështu indinjatën e tij për nivelin e shërbimit që ofrohet.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikat e shumta që shoqërojnë këtë shërbim jetik për pacientët, të cilët vazhdojnë të përballen me sorollatje, mungesë të mjekëve specialistë dhe kushte të papërshtatshme trajtimi.

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, ka reaguar ashpër ndaj kësaj situate, duke denoncuar publikisht koncesionin e Hemodializës, i cili sipas saj nuk ka sjellë përmirësim të shërbimeve, por vetëm pasurimin e disa individëve të lidhur me interesa private.

Në një postim të bërë së fundmi, ajo ngre dyshime serioze për përfitimet financiare nga ky koncesion, që sipas saj po pasuron Klod Allajbeun, ndërsa pacientët vuajnë për kujdesin bazik shëndetësor. Deputetja ka kritikuar gjithashtu mungesën e kontrolleve nga autoritetet shëndetësore dhe transparencën për shkallën e mortalitetit të pacientëve që marrin këtë shërbim.

Sipas Gjergjit, për këtë koncesion shpenzohen 21 milionë euro në vit, ndërkohë që cilësia e filtrave, mungesa e specialistëve dhe kushtet e dobëta të trajtimit mbeten shqetësime të pazgjidhura.

Ajo kujton gjithashtu një incident tragjik të ndodhur në vitin 2016, kur një pacient i vuri zjarrin pavionit të Hemodializës në Spitalin Amerikan, pas një konflikti për ndarjen e ambienteve dhe makinerive, ku për pasojë humbën jetën dy pacientë.

Deputetja Zheni Gjergji kërkon hetim të menjëhershëm dhe mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet përgjegjëse, duke theksuar se çdo vonesë ndikon drejtpërdrejt në jetën e pacientëve.

Postimi i plotë i deputetes Zheni Gjergji:

“Konçesioni i Hemodializës, shërbimi që po pasuron Klod Allajbeun!

Edhe pse sot dolën lajme përgënjeshtruese rreth situatës në qendrën e Hemodializës Korçë, problematikat e këtij shërbimi nuk mund të fshihen më!

- Asnjë kontroll nga autoritetet përkatëse shëndetësore për cilësinë dhe performancën e këtij shërbimi nuk janë kryer deri më sot!

- Asnjë e dhënë për shkallën e mortalitetit të këtij grupi pacientësh nuk është bërë publike deri më sot!

- 21 milionë euro në vit për konçensionin e Hemodializës, ndërkohë që pacientët ankohen për kushtet e shërbimit, cilësinë e filtrave, mungesën e mjekëve specialistë si angiokirurgët, kardiologët, endokrinologët, reanimatorët.

- Ku shkojnë paratë e shqiptarëve, kur nuk shkojnë për shërbim shëndetësor?

- KLSH ka konstatuar shkelje e dëme financiare, ndërkohë që autoritetet përgjegjëse nuk kanë reaguar ende!

Çdo vonesë në hetim ndikon në jetën e qytetarëve që marrin këtë shërbim!

Boll më me fasada! Shqiptarët kanë nevojë për trajtim dinjitoz dhe jo propagandë!”

Video

Kur përfaqësuesi i kandidatit Ervin Salianji shkon të regjistrojë kandidaturën për zgjedhjet e kryetarit të ri. Si tha ai? Kemi hapur partinë…thjesht dritaret dhe jo derën

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme