Politika 1 February 2025, 13:05 Nga VNA

Rinia socialiste në shërbim të propagandës: Servizilëm për Edi Ramën dhe si model “Elisën” dhe “Veliajn”

Ndaje në Whatsapp
Rinia socialiste në shërbim të propagandës: Servizilëm

Në sallën plot me të rinj në Pallatin e Kongreseve, qindra të rinj i bënë sot “fresk” kryeministrit me fjalime patetike dhe adhurim për PS dhe të mirën që ajo i ka sjellë Shqipërisë.

Në një format nga ato që partitë politike përdorin rëndom në fushata elektorale, të rinj nga e gjithë Shqipëria ishin në garë se kush t’i binte në sy dhe t’i pëlqente Edi Ramës. I cili, ulur diku në sallë, përpiqej të piketonte “Elisën” dhe “Erionin” e ardhshëm të PS. Madje, ky i fundit ndodhej sot në sallën plot me të rinj, duke duartrokitur fjalimet servile të të rinjve socialistë dhe duke shërbyer si model për të rinjtë që duan karrierë politike në PS.

Për turpin e rinisë dhe të Shqipërisë, në vitin e 12-të të qeverisjes së PS, ka ende nxënës e studentë që, edhe pse e kanë kuptuar se si është katandisur dhe zbrazur Shqipëria, në vend që të përpiqen të ndryshojnë vendin… nuk ndryshojnë dot as fjalimet e përgatitura nga propaganda e Edi Ramës.

Shqipëri, 1 shkurt 2025

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme