Politika 31 January 2025, 14:52 Nga VNA

Videolajm/Kur jeta e një oficeri policie dhe repekti për qytetarët shndërrohet në kapitullin e radhës të propagandës së Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp
Videolajm/Kur jeta e një oficeri policie dhe repekti për

Kryeministri këshilloi sot efektivët e Policisë Rrugore që, kur të ndalojnë një qytetar me makinë, ai duhet të respektohet në maksimum, pasi po i merret kohë nga puna e tij. Nuk dihet nëse kryeministri ka pasur parasysh me këtë rast ndalimin e “çunave” të fortë apo atyre të baballarëve me pushtet, por me gjasë Edi Rama nuk ka pasur në mendje asnjë nga rastet e fundit, kur një oficer i Policisë Rrugore tentoi vetëvrasjen pasi u përfshi në një vorbull shkeljesh procedurale nga policia, ministria dhe AMP, të gjitha të vëna në lëvizje pas ndalimit të djalit të biznesmenit Samir Mane.

Rasti i denoncuar vetëm nga një pjesë e vogël e medias u fsheh nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe opozita. Dhe sigurisht nuk mund të bënte përjashtim as kryeministri, i cili sot, pa përfillur ngjarjen e rëndë dhe mungesën e hetimit apo transparencës, thjesht foli për arritje imagjinare të policisë dhe përsëriti propagandën bajate të Rilindjes. Se çfarë respekti mund të ketë policia për një qytetar, kur vetë qytetarët policia i ndan në të “nënës” dhe “njerkës”, këtë vetëm Edi Rama mund ta shpjegojë.

51106927-d1e5-4980-8ec2-82a52e3eac1b

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme