Politika 30 January 2025, 20:10 Nga VNA

Bardhi: Bajram Begaj po i shërben Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Bardhi: Bajram Begaj po i shërben Ramës për kapjen e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit Bajram Begaj, i cili, përmes një shkrese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkoi caktimin e datave për procesin e përtëritjes së anëtarëve të saj. Bardhi e ka quajtur këtë veprim një akt të papranueshëm dhe të dënueshëm, duke theksuar se Begaj po vepron në dobi të Kryeministrit Edi Rama për të marrë kontrollin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

“Ky është një akt i paprecedentë, që synon kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e garanton një mandat të plotë 9-vjeçar për gjyqtarët, dhe çdo ndërhyrje në këtë proces dëmton pavarësinë e gjykatës dhe shtetin e së drejtës,” deklaroi Bardhi.

Ai akuzoi Presidentin Begaj se po zbatoi një skenar politik të orkestruar nga mazhoranca, duke paralajmëruar se ky veprim mund të dëmtojë rëndë legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese. “Begaj nuk është i befasuar, pasi është një ushtar i bindur i Ramës, por guximi i tij për të shkelur Kushtetutën është i papranueshëm,” shtoi Bardhi.

Në përfundim, ai kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të këtij procesi, duke theksuar se ai vë në rrezik legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme