Politika 30 January 2025, 17:48 Nga VNA

Dështon marrveshja PS-PD për votën e emigrantëve/ Mbetet në fuqi ajo për mbylljen e listave

Ndaje në Whatsapp
Dështon marrveshja PS-PD për votën e emigrantëve/ Mbetet

Debatet në parlament janë fokusuar sot te vota e diasporës. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve të përgatiten për demonstrata të fuqishme para ambasadave, nëse nuk votohet ligji që u njeh atyre dokumentet biometrike, që faktojnë identitetin e tyre.

“Ky tha Berisha, është i vetmi vend që nuk njeh dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës së NATO-s, as të vendeve të tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.”

Në fakt, PS dhe PD ranë dakord disa muaj më parë për votën e emigrantëve dhe mbylljen e listave. Marrëveshja asokohe u konsiderua një sukses nga të dyja palët, por mesa duket llogaritë e mëvonshme nuk i dolën për mirë PD-së, e cila tashmë kërkon ndryshime që nuk i vijnë për shtat PS-së. Me gjasë, palët e kanë të pamundur të gjejnë një marrëveshje për votën e emigrantëve, pasi koha e mbetur dhe vullneti i tyre nuk premton për një konsensus.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme