Politika 29 Janar 2025, 19:08 Nga VNA

Partia Djathtas 1912 mbështet Strategjinë e SPAK kundër Krimit Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
Partia Djathtas 1912 mbështet Strategjinë e SPAK kundër Krimit

Partia Djathtas 1912 ka përshëndetur publikimin e strategjisë së SPAK për luftën kundër krimit zgjedhor, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm në parandalimin dhe ndëshkimin e manipulimeve zgjedhore.

Në një deklaratë zyrtare, Djathtas 1912 denoncon përpjekjet e pushtetit për të deformuar votën e qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, përmes shkeljeve ligjore dhe praktikave manipuluese. Sipas kësaj force politike, patronazhimi i votës së diasporës, përfshirja e eksponentëve shtetërorë në regjistrimin e votuesve jashtë vendit dhe shpërndarja e “bonusit” të pranverës për pensionistët gjatë një periudhe të ndaluar ligjërisht, janë prova të një skeme të qartë manipulimi që kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK. Djathtas 1912 ka ngritur një grup juristësh ekspertë për të mbështetur hetimet dhe ka premtuar kallëzime penale për çdo rast të dyshuar të krimeve zgjedhore. Partia gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje dhe u ka kërkuar partive politike dhe kandidatëve të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me SPAK për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Kjo është një çështje jetike për demokracinë shqiptare,” thuhet në deklaratë, duke theksuar se çdo akt hetimor dhe penalizues duhet të pranohet nga të gjithë aktorët politikë si garanci për një proces zgjedhor të drejtë.

Reagimi i plotë:

Siç ishte paralajmëruar, SPAK ka bërë sot publike strategjinë e tij për organizimin dhe funksionimin në luftën kundër krimit zgjedhor. Përkushtimi i prokurorëve të SPAK dhe hetuesve të BKH, të shpërndarë në 12 qarqet zgjedhore dhe 61 bashkitë, përbën një hap pozitiv dhe serioz në parandalimin dhe ndëshkimin në kohë të krimeve zgjedhore.

Ndërkohë, pushteti ka kohë që ka vënë në zbatim një plan për deformimin e votës së shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, përmes shkeljeve ligjore dhe manipulimeve zgjedhore. Faktet që kanë dalë në dritë, përfshirë patronazhimin e votës së diasporës me anë të formularëve të shpërndarë administratës publike, përfshirjen e eksponentëve të lartë politikë dhe shtetërorë në “asistimin” e regjistrimit të votuesve në diasporë, dhe publikimin e hapur të këtyre veprimeve në rrjetet sociale, janë shenja të qarta të një skeme manipulimi. Po ashtu, miratimi dhe shpërndarja e “bonusit” të pranverës për pensionistët në një periudhë kur ndalimi ligjor i këtyre praktikave ka hyrë në fuqi, përbën një tjetër fakt që kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK.

Djathtas 1912 e përshëndet këtë hap të rëndësishëm të SPAK dhe zotohet se, për çdo rast të dyshimtë të krimeve zgjedhore dhe përpjekjeve për deformimin e vullnetit të shqiptarëve, do të depozitojë kallëzime penale në kohë reale. Ky është një detyrim politik, ligjor dhe një shërbim ndaj shqiptarëve për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Po ashtu, inkurajojmë qytetarët të denonocojnë çdo rast të manipulimit të proçesit zgjedhor.

Në këtë kuadër, pranë Djathtas 1912 është ngritur një grup juristësh ekspertë, të cilët do të bashkëpunojnë dhe do të lehtësojnë punën e SPAK në këtë proçes jetik për demokracinë shqiptare.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje çdo subjekti politik dhe çdo kandidati që të angazhohet jo vetëm për të mos u përfshirë në krime zgjedhore, por edhe për të ndihmuar SPAK në zbatimin e ligjit. Çdo akt hetimor dhe penalizues duhet të pranohet me vullnet të plotë nga të gjithë aktorët politikë, si një garanci për zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Vetëm në këtë mënyrë i shërbehet zgjedhësve shqiptarë dhe demokracisë në Shqipëri!

 

Video

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Avokati i Tik Tok-ut kundër Gjykatës Kushtetuese

Motoristët që punojnë për platformën e shpërndarjes Wolt në Shqipëri kanë nisur protesta ditët e fundit, duke ngritur shqetësime për kushtet e punës dhe pagesat. Ata pretendojnë se kushtet e punës janë të vështira dhe pagat të ulëta, duke shprehur shqetësimin se kompanitë po punësojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj me paga minimale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme