Politika 28 Janar 2025, 17:23 Nga VNA

Skandal/ Balluku, Balla, Kumbaro, Çuçi e Manastirliu përfshihen në fushatë, Diaspora i denoncon në SPAK

Ndaje në Whatsapp
  • ‌Diaspora kërkon hetim Administrativ (dhe Penal nga SPAK) për marrjen e masave për parandalimin dhe hetimin e veprimeve të paligjshme nga Ministra, Kryetarë Bashkish, titullarë dhe Drejtues të Lartë të Administratës Publike, lidhur me proçesin e regjistrimit të zgjedhësve jashtë vendit.

Belinda Balluku, Taulant Balla, Mirela Kumbaro, Ogerta Manasterliu dhe Bledi Çuçi kanë postuar vetë videot teksa thyejnë qartësisht Ligjin. Këtë denoncim bën  Diaspora për Shqipërinë e Lirë, e cila përmes një postimi në Facebook bën me dije se ka derguar KQZ Shqipëri dhe SPAK për të marrë masa ndaj këtyre shkeljeve !! ?ë????ë ??????? ???? ???-?ë ??? ???? Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë i është drejtuar sot publikisht KQZ Shqiperi si dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me një kërkesë për Hetim Administrativ (dhe Penal nga SPAK) për marrjen e masave për parandalimin dhe hetimin e veprimeve të paligjshme nga Ministra, Kryetarë Bashkish, titullarë dhe Drejtues të Lartë të Administratës Publike, lidhur me proçesin e regjistrimit të zgjedhësve jashtë vendit. Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL), me anë të kësaj kërkese publike, i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KQZ Shqiperi dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të denoncuar administrativisht dhe penalisht, dhe kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për ndalimin e praktikave të paligjshme dhe shkeljeve të Kushtetutës, Kodit Penal, Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore, lidhur me regjistrimin e zgjedhësve jashtë vendit. Problematikat e konstatuara 1. Regjistrimi masiv i zgjedhësve në disa shtete (Greqi, Itali, etj): Zv Kryeministre, Ministra, Kryetarë Bashkish dhe Drejtues të Lartë të Administratës Publike kanë organizuar aktivitete në grup javën e kaluar dhe ka planifikuar aktivitete të tjera javën e ardhshme, ku qytetarët shqiptarë regjistrohen në sistemin PER në mënyrë masive dhe të organizuar, duke shkelur parimin e regjistrimit individual, që është parim Kushtetues, dhe mjaft i qartë i Kodit Zgjedhor si dhe Akteve Nënligjore në fuqi. 2. Përpunimi i të dhënave personale nga persona të tretë: Ministra, Kryetarë Bashkish, Drejtues të Lartë të Administratës Publike, dhe të tjerë punonjës të administrates publike, në kundërshtim me ligjin, mbledhin të dhënat personale të qytetarëve dhe kryejnë regjistrimin në sistemin PER, duke pasur akses në llogaritët e tyre personale dhe të dhënat e ndjeshme. 3 raste të shpërndara nga vetë ata i gjeni më poshtë: https://www.facebook.com/Mirela.Kumbaro.Furxhi/videos/508590351665121/ https://www.facebook.com/nikopeleshi/videos/3969739163297046/ https://www.facebook.com/share/r/158GfT4fdn/ 3. Shkelja e parimeve të Kodit Zgjedhor dhe Akteve Nënligjore: Sipas nenit 25 të Kodit Zgjedhor dhe dispozitave përkatëse në aktet nënligjore të identifikuara më poshtë, regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë duhet të kryhet individualisht nga qytetarët dhe kurrësesi me praktika të tilla antikushtetuese dhe antiligjore. Praktikat e ndjekura nga Ministra, Kryetarë Bashkish, Drejtues të Lartë të Administratës Publike, dhe të tjerë punonjës të administrates publike, bien në kundërshkelje direkte me këto dispozita ligjore. 4. Dyshime mbi manipulimin e të dhënave: Ekziston mundësia që adresat ose informacionet kontaktuese të qytetarëve të regjistruar të jenë ndryshuar nga personat që kryejnë regjistrimin në mënyrë të paligjshme. ???? ??????? ? ??????? 1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë: • Neni 45, pika 4: “Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.” 2. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë: • Neni 25, pika 5: "Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë pas hapjes së procesit të regjistrimit nga KQZ-ja aplikon në mënyrë individuale për regjistrim në listën e këtyre zgjedhësve." 3. Akte Nënligjore të Miratuara nga KQZ: [Vendimi Nr 10, Dt 23.10.2024 “Për miratimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve”] • II. Rregulla të Përgjithshme, pika 6: "Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet në mënyrë individuale kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim.” • III.2. Regjistrimi në listën e zgjedhësve, pika 4: "Kërkesa për regjistrim është individuale dhe PER nuk lejon që ajo të paraqitet në emër të një personi tjetër dhe/ose nga një llogari e një personi tjetër." • IV. Shqyrtimi i Kërkesave, pika 3: “Nëse të paktën një nga kushtet e përcaktuara në pikën 2 të këtij Kreu nuk plotësohet, kërkesa për regjistrim e zgjedhësit nuk pranohet.” ??̈?????̈: 1. Mospranimi i Kërkesave të Paligjshme: Të gjitha kërkesat për regjistrim në sistemin PER që janë kryer në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe Aktket Nënligjore, nga persona të tretë apo përmes kompjuterëve që lidhen me aktivitete partiake të organizuara duhet të refuzohen nga KQZ. 2. Cregjistrimi i Aplikimeve nga Këto Praktika: Të gjitha regjistrimet e kryera në mënyrë grupore nga këto aktivitete duhet të anulohen dhe të përjashtohen nga lista e zgjedhësve jashtë vendit. 3. Auditimi i IP (Internet protocol): Kërkojmë gjithashtu që të kryhet një auditim i IP-ve nga të cilat janë kryer regjistrimet masive. 4. Vendosja e Kufizimeve për Regjistrimet nga Një IP: Kërkojmë që KQZ të vendosë një kufizim maksimal prej 5 regjistrimesh nga një adresë IP, duke përfshirë anëtarë të së njëjtës familje, dhe të pengojë regjistrimet masive nga të njëjtat pajisje. 5. Ndërprerja dhe Hetimi Administrativ i Praktikave të tilla: Kërkojmë nga KQZ, që në zbatim të detyrimeve Kushtetuese dhe Ligjore të ndërhyjnë për të ndaluar këto veprime dhe të fillojnë hetimet administratie, dhe të kryejë kallëzime penale, sic e detyron Kodi I Procedurës Penale, për të gjithë personat që kanë shkelur dispozitat kushtetuese dhe ligjore. 6. Vënia në dijeni e SPAK: Meqënëse shpesh veprimtari e tillë të kundraligjshme, janë kryer dhe po kryen nga subjekte të vecanta që janë subjekte të hetimit nga SPAK, i drejtohemi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të denoncuar administrativisht dhe penalisht, dhe kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme për ndalimin e praktikave të paligjshme dhe shkeljeve të Kushtetutës, Kodit Penal, Kodit Zgjedhor dhe akteve nënligjore, lidhur me regjistrimin e zgjedhësve jashtë vendit. Veprat penale të cilat mund të jenë kryer janë: Neni 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe Neni 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Video

Kur jeta të gjunjëzon dhe duket sikur ke humbur gjithçka e vetmja rrugë është të mos dorëzohesh por të ecësh përpara 26-vjeçari Mauro Glorioso, i cili mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit të janarit 2023 te Murazzi në Torino, sot është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në spitalin “Le Molinette”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen midis 20 dhe 21 janarit 2023, kur Mauro ndodhej me disa miq buzë lumit Po, në pritje për të hyrë në një lokal. Ai u godit nga një biçikletë elektrike që ishte hedhur nga lartësia e argjinaturës së Murazzit dhe mbeti i plagosur shumë rëndë. Për këtë aksident, një vajzë 20-vjeçare u dënua në shkallën e parë të gjyqit. “Është një emocion i madh, një rrugëtim i gjatë — është e bukur ndjesia kur arrin objektivin tënd, pavarësisht gjithçkaje,” tha Mauro. “Kam mësuar të përballem me një problem në një kohë: i pari ishte të diplomohem, tani mund të mendoj për të ardhmen dhe projektet e mia.”

Trump dhe Orban “ironi" me gazetarët: Ato janë “fake news” Sot, më 7 nëntor 2025, kryeministri hungarez Viktor Orbán u takua me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Orbán kërkoi përjashtim nga sanksionet amerikane për importet e energjisë ruse, për shkak të varësisë së Hungarisë nga gazi dhe nafta e Rusisë. U diskutuan gjithashtu çështje të bashkëpunimit ekonomik, energjetik dhe të mbrojtjes. Orbán promovoi idenë e një takimi të ardhshëm SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë. Në përfundim të takimit, Trump dhe Orban zhvilluan një konferencë për mediat, ku ndër të tjera me ironi deklaruan se disa media, konkretisht referuar pyetjes së gazetares së NBC, se bëjnë fake news.

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar në qytetin Timon të Brazilit, ku një burrë hodhi shkrepësen në tokë pranë një pike karburanti, duke shkaktuar flakë që për pak do ishte kthyer në tragjedi. Pamjet filmike tregojnë momentin kur flaka përhapet me shpejtësi pranë pompave dhe një kamioni që po furnizohej me karburant. Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të një punonjësi që përdori menjëherë zjarrfikësin, askush nuk u lëndua. Sipas mediave lokale, punonjësit kishin paralajmëruar më herët klientët të qëndronin larg zonës së rrezikshme gjatë furnizimit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta për mungesën e kujdesit dhe rrezikun që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Nga poshtë ballkonit tek zyra e Ramës- Berisha paralajmëron revolucionin e ri demokrat.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme