Politika 28 January 2025, 18:00 Nga VNA

A do ndërhyjë Presidenti i Republikës për të shmangur një krizë të re në Gjykatën Kushtetuese?

Ndaje në Whatsapp
A do ndërhyjë Presidenti i Republikës për të shmangur

Po e shqyrtojmë, por deri tani nuk kemi asnjë reagim – kështu i është përgjigjur sot institucioni i Presidencës kërkesës për koment nga VNA lidhur me mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese që përfundon më 25 prill të këtij viti.

Një ditë më parë, VNA publikoi edhe një analizë të detajuar mbi afatet e mandatit të anëtares Sonila Bejtja, që është mandati i tretë në radhë që përfundon në vitin 2025. Pas shkeljeve të Kushtetutës dhe rregullores së Gjykatës Kushtetuese për vakancën e anëtares së dorëhequr Elsa Toska dhe Holta Zaçaj, me shumë gjasë drejt rrugës së “shkeljeve” kjo gjykatë po shkon edhe për mandatin e Sonila Bejtjes.

Tashmë, Presidenti i Republikës ndodhet në situatën kur ligjërisht duhet të procedojë për tejkalimin e ngërçit institucional që ka krijuar Holta Zaçaj në rastin e shqyrtimit dhe deklarimit të përfundimit të mandatit të Sonila Bejtjes dhe deklarimin eventualisht të vakancës, e cila ligjërisht i përket atij ta plotësojë (pasardhësi i Bejtjes, sipas Kushtetutës dhe ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i takon të emërohet nga Presidenti). Afatet duket se kanë kaluar. Presidenti ka në arkivën e vet edhe dokumentacionin e emërimit të z. Muçi (që zëvendësoi z. Berberi, të cilit i kishte mbaruar mandati më 25 prill 2016) dhe znj. Bejtja që zëvendësoi z. Muçi (të dy zëvendësime të kryera nga ish-Presidenti Meta). Me mosveprimin e znj. Zaçaj, ai është vënë në pamundësi të ushtrojë kompetencën e vet, por në zbatim të vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese (paragrafi 19), ka në dorë mekanizmin kushtetues që t’i drejtohet me shkrim Gjykatës Kushtetuese, ku “t’ia kujtojë” vonesën (madje shkeljen ligjore), dhe në këtë mënyrë të zgjidhë çështjen. Sepse, nëse kryen këtë hap, Gjykata Kushtetuese është e detyruar të mblidhet dhe të shqyrtojë çështjen e mbarimit të mandatit dhe deklarimit të vakancës.

Pra, rruga e zgjidhjes ekziston. Ngërç nuk mund të krijohet tashmë nëse ka vullnet. Thjesht duhet zbatuar Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mbrojtjen e saj dhe të Gjykatës Kushtetuese. Kohë për t’u menduar nuk ka shumë, sepse kohën kushtetuese ia ka “ngrënë” Holta Zaçaj, e cila me mosveprimet e saj po fut në krizë edhe institucionin e Presidentit.

Është në nderin e Presidentit të Republikës të shmangë ripërsëritjen e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, çka mund të sjellë një krizë institucionale aspak në interes të shqiptarëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme