Politika 27 January 2025, 17:07 Nga VNA

KLP zgjedh si nënkryetar Erind Gërmenjin

Ndaje në Whatsapp
KLP zgjedh si nënkryetar Erind Gërmenjin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi të hënën më 27 janar nënkryetarin e ri, përmes një procesi votimi me dy raunde në të ciln garuan tre anëtarët jo magjistratë Erjon Fejzulla, Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji. Në raudin e parë, kandidati Erjon Fejzulla siguroi vetëm një votë, ndërsa dy të tjerët, Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji nga pesë vota secili. Për rrjedhojë, dy kandidatët me pikë të barabarta vijuan garën, kun ë raundin e dytë të votimit, anëtari Erind Gërmenji siguroi gjashtë vota të 11 anëtarëve të këshillit, duke fituar pozicionin e nënkrytarit të KLP, që më parë ëhstë mbajtur nga ish-anëtari jo magjistrat, Tartar Bazaj. Pas përfundimit të mandatit të ish-kryetarit të KLP, Alfred Balla, afro tetë muaj më parë, KLP zgjodhi si kryetare kandidaten e vetme, Mirela Bogdani. Megjithëse gjashtë prej 11 anëtarëve të KLP vijnë nga radhët e prokurorëve, legjislacioni përcakton se pozicionet drejtuese duhet të mbahen nga anëtarët jo magjistratë. Nënkryetari i ri i zgjedhur i KLP-së, Erind Gërmenji ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2004 dhe në vitin 2011 ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë në “Shkencat Juridiko Penale” pranë Universitetit “Justiniani I”. Prej vitit 2005 dhe në vijim, ai ushtron profesionin e Avokatit. Sipas jetëshkrimit të Gërmenjit të publikuar në faqen online të KLP, nga viti 2017 ai ka qenë pjesë e këshillit të përgjithshëm drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Tiranë. Në vitin 2019 e në vijim është i atashuar pranë Fakultetit të Drejtësisë si pedagog I jashtëm i lëndës së të Drejtës së Punës. BIRN

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme