Politika 27 January 2025, 13:37 Nga VNA

Edi Paloka: Rikthimi i Trump ndryshon situatën për “non grata”-n e Berishës

Ndaje në Whatsapp
Edi Paloka: Rikthimi i Trump ndryshon situatën për “non

Edi Paloka, ka komentuar zhvillimet politike në SHBA dhe ndikimin e tyre në çështjen e “non grata”-s së shpallur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Paloka është shprehur se fitorja e Donald Trump ka ndryshuar totalisht situatën, duke theksuar se kjo çështje është tashmë drejt zgjidhjes.

“Fitorja e Presidentit Trump e ka ndryshuar totalisht situatën edhe për sa i përket kësaj çështjeje. Kur Sekretari aktual i Shtetit, Marco Rubio, ishte senator, ai e ngriti pikërisht çështjen e ‘non grata’-s në senatin amerikan, duke akuzuar hapur administratën e atëhershme për përdorim politik të saj kundër liderëve të qendrës së djathtë në botë. Në këto kushte, besoj është e qartë se ‘non grata’ e Berishës praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe derisa kjo të bëhet zyrtare,” deklaroi Paloka.

Sipas tij, ndryshe nga të tjerët që zgjedhin rrugën e lobimit, Berisha ka zgjedhur të ndjekë rrugën e drejtësisë për të zbardhur të vërtetën. “Kjo është një fitore jo vetëm për Berishën, por edhe për drejtësinë dhe politikën e djathtë në tërësi,” shtoi ai.

Paloka theksoi gjithashtu se demokratët amerikanë kanë lobuar më parë për këtë çështje, por administrata e re e Trump pritet të rishikojë vendimet e mëparshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme