Politika 25 January 2025, 17:15 Nga VNA

Mbi 70 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Mbi 70 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar në

  • Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar më 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Votuesit nga Shqipëria që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar më 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars. Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 70.178, ndërsa deri sot në mëngjes janë miratuar 43.171 kërkesa. Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 43.644 (62.2%) kërkesa, ndërsa femrat janë 26.534 (37.8 %). Sipas të dhënave janë refuzuar 25.622 kërkesa. Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 24.342, e ndjekur nga Greqia me 18.421, Gjermania me 9.220, si dhe nga ShBA-ja me 5.720. Sa u takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 13.316, më pas bashkia e Fierit me 10.816, Korça me 8.197, Durrësi me 6.146 etj. TRT Balkan /

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme