Politika 24 January 2025, 14:06 Nga VNA

Sali Berisha: Me rikthimin e Donald Trump do të kërkoj anulimin e shpalljes “non grata”

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha: Me rikthimin e Donald Trump do të kërkoj anulimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në rast të rikthimit të Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ndërmarrë përpjekje për anulimin e vendimit që e shpall atë “non grata”.

Berisha e cilësoi këtë vendim si një akt të korruptuar, të ndikuar nga lobimi i kryeministrit Edi Rama, me qëllim eliminimin e opozitës dhe centralizimin e pushtetit në Shqipëri.

“Padiskutim do të bëj përpjekjet e mia për anulimin e një vendimi korruptiv të bazuar në lobimin e Edi Ramës. Ky vendim kishte për qëllim likuidimin e opozitës dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve te Edi Rama,” tha Berisha.

Ai shtoi se para se të ndërmarrë hapa konkretë, do të konsultohet me juristë për të përcaktuar rrugën më të përshtatshme ligjore.

Berisha vlerësoi disa prej vendimeve të marra gjatë administratës Trump, duke theksuar qëndrimet e tij kundër korrupsionit dhe përdorimit të fondeve publike për të dëmtuar opozitat konservatore në botë.

“Kam përshëndetur vendimet e marra nga Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore dhe për të luftuar drejtësinë e korruptuar politike në SHBA dhe vende aleate,” theksoi ai.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme