Politika 23 January 2025, 21:03 Nga VNA

Floriana Garo konfirmon kandidimin për deputete në siglën e PD/ Si ndahen punët mes saj dhe Alfred Lelës në selinë blu?

Ndaje në Whatsapp
Floriana Garo konfirmon kandidimin për deputete në siglën e PD/

Floriana Garo ka konfirmuar se do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme për PD. Në një intervistë televizive, zonja Garo ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së primareve. Duke folur për angazhimin e saj si zëdhënëse, ajo u ndal te bashkëpunimi me zëdhënësin nr. 2 të PD Alfred Lelën: “Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Alfred Lelën,” tha ish-prezantuesja e njohur, që tashmë ndan drejtimin për komunikimin e demokratëve me Lelën.

Njëkohësisht, ajo ka komentuar edhe vendimin e SHBA-së për shpalljen non-grata të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në vitin 2021. Garo ka shprehur besimin se ky vendim do të hiqet.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme