Politika 23 January 2025, 17:00 Nga VNA

PD gati për primare/ A do të votëbesohen dhe drejtuesit politikë në garën për deputet?

Ndaje në Whatsapp
PD gati për primare/ A do të votëbesohen dhe drejtuesit

“Nëse keni vendosur të garoni në primare, duke u përfshirë në rrethin e kandidaturave elektorale, brenda ditës së diel, datë 26 janar 2025, duhet të depozitoni dorëheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit të degës pranë Sekretariatit të Organizimit” – kështu thuhet në një mesazh që është shpërndarë sot nga selia qendrore e PD për degët e kësaj partie.

Primaret, një premtim i Sali Berishës dhe i kontestuar deri diku nga Gazment Bardhi, duket se do të realizohen gjatë javëve në vazhdim. Nuk dihet nëse drejtuesit politikë të qarqeve do t’i nënshtrohen procesit të primareve, ndërsa një ditë më parë deputetë pranë kryetarit të grupit parlamentar thanë që parashikohet që kjo të mos ndodhë.

Ditën e djeshme u miratua dhe numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që partitë politike duhet të paraqesin në listat që do të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas KQZ, listat për deputetë do të duhet të përmbajnë 186 emra kandidatësh, të ndara në 12 qarqet e vendit sipas mandateve respektive.

46 kandidatë pritet të jenë në listë të mbyllur, ndërkohë që 146 të tjerët do të jenë në listë të hapur.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme