Politika 22 January 2025, 14:07 Nga VNA

Alibeaj kërkon zgjatjen e mandatit për prokurorët e SPAK/ PS dhe PD heshtin

Ndaje në Whatsapp
Alibeaj kërkon zgjatjen e mandatit për prokurorët e SPAK/ PS dhe

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ngritur sot çështjen e zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ndër të tjera, ai kujtoi se ka një kërkesë, paraqitur nga SPAK dhe përfaqësues të SHBA, për atë që në zhargon njihet si zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK.

“Ky parlament ka duartrokitur me hipokrizi mesa duket në 2016 për reformën në drejtësi. Madje ju thoni se jeni flamurtarë, i pari juaj e thotë, flamurtarë të reformës në drejtësi. Në fakt, sot ka ardhur koha, pa marrë flamurin askush, për të bërë një shërbim ndaj sistemit të drejtësisë. Kërkohet një ndryshim, një ndryshim kushtetues, që t’i japë mundësinë prokurorëve të SPAK të kenë të drejtën dhe ata të rikandidojnë, të riaplikojnë,” - tha deputeti Alibeaj, ndërsa shtoi se duket qartë se askush nuk flet.

“Në fakt, ky është një detyrim publik, që gjithsecili prej jush nuk duhet të ulë kokën, por duhet të shprehet dhe duhet tani. Kështu që dhe kjo është një nga çështjet që do duhet të marrë në mënyrë primare vendin e saj për ta diskutuar dhe për të treguar pastaj pozicionin e qartë dhe të sinqertë para drejtësisë. E duam apo s’e duam. Me votë,” - përfundoi fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve Enkelejd Alibeaj.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme