Politika 20 January 2025, 18:06 Nga VNA

Do të pasojë Fabrizio Buccin, ja kush do jetë ambasadori i ri i Italisë në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Do të pasojë Fabrizio Buccin, ja kush do jetë ambasadori i ri i

Pas mbarimit të mandatit të Fabrizio Buccit, Italia ka caktuar ambasador të shtetit të saj në Tiranë, Marco Alberti.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë. e cila ndërsa e përgëzon për postin, ka konfirmuar mbështetjen ndaj Shqipërisë gjatë procesit të integrimit në BE.

“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postim.

Marco Alberti është diplomuar me rezultate të larta për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Bolonjës, në vitin 1997. Ka filluar të punojë në sektorin privat.

Në vitin 2000, Alberti është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm Kombëtar të Italisë.

Si diplomat karriere ka shërbyer në Buenos Aires dhe Nju Jork, i fokusuar te diplomacia tregtare.

Pas një eksperience profesionale në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në vitin 2012 Marco Alberti ka punuar për Enel spa, kompania më e madhe në botë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike të gjelbër.

Nga 1 shtatori 2021, ka shërbyer si Ambasador i Italisë në Kazakistan.

Flet anglisht dhe spanjisht. Marco Alberti është i martuar dhe ka tre fëmijë.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme