Politika 20 January 2025, 16:07 Nga VNA

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri

Marco Alberti është emëruar nga ministria e Jashtme e Italisë si ambasador të Italisë në Shqipëri.

Marco Alberti ka lindur në Bukavu, Zaire, më 25 maj 1972 dhe ka përfunduar studimet në Drejtësi në Universitetin e Bolonjës në vitin 1996.

Ai hyri në shërbimin diplomatik në vitin 2000 dhe shërbeu si Zëvendës Shef i Sekretariatit të Nënsekretarit të Shtetit. Në vitin 2003 u nis për misionin e tij të parë jashtë vendit pranë Ambasadës së Italisë në Buenos Aires, Argjentinë, ku shërbeu si Zëvendës i Zyrës Politike dhe Shef i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit. Më pas, në vitin 2008, mori detyrën e Konsullit të Shtuar në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2011 u kthye në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane në Shërbimin e Shtypit dhe Komunikimit Institucional, ku qëndroi deri në vitin 2012, kur filloi punën në ENEL S.p.A si Përgjegjës për Çështjet Institucionale Ndërkombëtare. Në këtë rol, ai mbështeti procesin e ndërkombëtarizimit të kompanisë në mbi 30 vende të botës dhe koordinoi marrëdhëniet me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe me institucione të tjera.

Gjithmonë i fokusuar në çështjet e inovacionit dhe marrëdhënieve publiko-private, ai ka marrë pjesë në shumë negociata me aktorë të shumtë, përfshirë si Sherpa i ENEL në Task Forcën për Energji dhe Efiçencë të Burimeve të B20. Ai gjithashtu ka mbajtur leksione në universitete të ndryshme italiane mbi çështje të studimeve strategjike, diplomacisë ekonomike dhe diplomacisë digjitale.

Që nga 1 shtatori 2021, ai është Ambasador i Italisë në Nur-Sultan, Kazakistan, me akreditim të dytë në Kirgistan. Në vitin 2013, u emërua Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikës. I martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme