Politika 20 January 2025, 09:31 Nga VNA

Thirrja e papritur e Berishës për protestë/ Sinqeritet apo strategji?

Ndaje në Whatsapp
Thirrja e papritur e Berishës për protestë/ Sinqeritet apo

Një javë pas incidentit të ndodhur me djalin e biznesmenit Samir Mane, ku dinamikat dhe përplasjet për zbardhjen e ngjarjes shkaktuan reagimin ekstrem të policit që firmosi ndalimin e tij, Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë. Në fakt, për 7 ditë me radhë opozita dhe mediat e mëdha në vend heshtën në mënyrë shurdhuese për një ngjarje të rëndë, ku së paku duhet të kërkonin transparencë.

Sali Berisha dhe gjithë drejtuesit e PD heshtën edhe kur Ministri i Brendshëm, në mënyrë arrogante, i hodhi edhe më shumë baltë ngjarjes dhe mungesës së transparencës për të zbardhur çfarë realisht kishte ndodhur.

“Lëvizja Bashkë” ishte e para që lajmëroi një protestë për të kërkuar hetim dhe zbardhje për këtë ngjarje. Thirrjes së saj iu bashkuan edhe partitë e tjera të vogla, që sot në orën 17:00 do të mblidhen përpara Ministrisë së Brendshme për të protestuar. Thirrja për t’u bashkuar në këtë tubim edhe nga Sali Berisha është e papritur në kohën kur PD, kryetari i saj dhe drejtuesit ende nuk kanë mundur të artikulojnë asnjë fjalë për ngjarjen, për punonjësin e policisë, për të mos folur për emrin e biznesmenit.

Sesa e sinqertë është kjo thirrje për t’u bashkuar protestës mbetet për t’u parë. Nëse vërtet kërkon transparencë, edhe pse me shumë vonesë, PD dhe drejtuesit e saj duhet ta nisin reflektimin nga zanafilla e ngjarjes për të kërkuar përgjegjësit atje ku ndodhen dhe jo vetëm në Ministrinë e Brendshme.

Përndryshe, thirrja për protestë për hir të të qenurit në protestë mund të jetë një alibi e re që Sali Berisha ka gjetur për të prishur punë në një protestë qytetare, që edhe pse mund të jetë e vogël në numër, ka gjithmonë më shumë impakt se çdo tubim ku drejtuesit kërkojnë vota më shume se drejtësi.

Njerëzit e lirë do të protestojnë sot kundër qeverisë dhe oligarkisë

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme