Politika 19 January 2025, 17:37 Nga VNA

Pas skandalit me mikrokreditë, një nismë ligjore depozitohet në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
Pas skandalit me mikrokreditë, një nismë ligjore depozitohet

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend një draft ligjor që synon të rregullojë marrëdhënien e konsumatorëve me institucionet financiare për mbrojtjen e tyre në të ardhmen – nismë që vlerësohet nga ekspertët e ekonomisë.

Në fillim të dhjetorit, Prokuroria e Tiranës i delegoi SPAK-ut dosjen e asaj që e konsideroi organizata kriminale për krijimin e skemave mashtruese me mikrokreditë, e cila akuzohet se ka zhvatur mbi 17 mijë qytetarë shqiptarë që prej vitit 2015. Sipas hetimit, grupi i mësipërm akuzohet se ka zhvatur të paktën 36.8 milionë euro dhe 1700 prona të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit.

Skandali i mikrokredive preku dhe Bankën e Shqipërisë dhe guvernatorin e saj, Gent Sejko pasi një hetim i mëparshëm i Prokurorisë së Tiranës vlerësoi se ky institucion ka përgjegjësi për masa të vonuara ose të papërshtatshme për të frenuar këtë skemë.

Ndërsa hetimet vijojnë, në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një nismë ligjore që synon të rregullojë marrëdhënien mes konsumatorëve dhe institucioneve financiare që ofrojnë kredi konsumatore si dhe vendosjen e rregullave të qarta për mbrojtjen e konsumatorëve në të ardhmen.

Projektligji për “Marrëveshjet e Kredisë Konsumatore” është nismë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe synon vendosjen e rregullave të qarta për transparencën e kushteve të kredive dhe detyrimin e ofruesve të shërbimeve për të informuar konsumatorët për të gjitha kostot dhe të drejtat e tyre.

“Ky ligj synon të rrisë transparencën, të fuqizojë të drejtat e konsumatorëve dhe të minimizojë praktikat abuzive, duke krijuar një mjedis më të sigurt për marrjen e mikrokredive,” i tha Tabaku BIRN-it.

Deputetja demokrate përmend si risi të ligjit edhe ndalimin e marketingut të kredive me përmbajtje mashtruese dhe detyrimin për të rivlerësuar aftësinë paguese të konsumatorit para ndryshimeve të konsiderueshme të shumës së kredisë.

“Këto masa synojnë të vendosin një ekuilibër të drejtë mes palëve dhe të parandalojnë situatat ku konsumatorët mbingarkohen financiarisht,” shton Tabaku.

Nisma e depozituar nga Tabaku në Kuvend konsiderohet e domosdoshme edhe nga ekspertët e ekonomisë, të cilët besojnë se është e vlefshme edhe me skandalin aktual me mikrokreditë.

Sipas Zef Preçit, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Ekonomike, kjo nismë “përfaqëson përpjekjen me serioze në fushën e ligjbërjes për të adresuar një nga problemet më serioze të funksionimit te huadhënies bankare dhe krizën e mikrokredive”.

“Dokumenti është mbështetur në Direktivën përkatëse të BE-së si dhe reflekton ndjeshmërinë qytetare ndaj krizës që po kalojne rreth 100 mijë familjeve shqiptare gjatë katër-pesë viteve të fundit,” tha Preçi. Por, sipas Preçit, Kuvendi duhet të debatojë rreth nismës dhe për dobinë nëse kjo nismë ligjore të bashkohet me përpjekjet e deklaruara të Bankës së Shqipërisë për të hartuar një dokument të ngjashëm.

Edhe autorja e emisionit investigativ “Kronos”, Ola Xama vlerëson faktin që më në fund ka një përpjekje ligjore për të zgjidhur problematikën e abuzimit me kreditë konsumatore.

“Në pjesën më të madhe të kohës, anëtarët e parlamentit janë mjaftuar me ngritjen e shqetësimit apo thirrjen e seancave dëgjimore me autoritetet që mbulojnë këtë fushë, por nuk kanë ushtruar rolin e tyre parësor për të propozuar ligje dhe të dizenjojnë hapësirën ligjore në mbrojtje të konsumatorit, rritjen e mbikëqyrjes të institucioneve dhe eleminimin e fushës ‘gri’ e cila hap rrugë për të lidhur kontrata të njëanshme në këtë fushë,” tha Xama.

Në analizën e saj për projektligjin, Xama vëren se ai përcakton rregulla të cilat detyrojnë kredidhënësin që të verë në dijeni konsumatorin lidhur me vlerën e kredisë, interesat dhe shumën totale që do të duhet të paguhet si dhe një tabelë shoqëruese me të gjitha kostot e kredisë, duke përfshirë këtu kostot operative dhe detyrimet që mund të lindin në të ardhmen.

“Po ashtu, nisma detyron institucionet financiare që të këshillojnë për marrjen e mendimeve dhe konsulencave të duhura konsumatorët në rastin që ata duhet të marrin një vendim, rinegociojnë apo ndodhen në ulje të aftësisë paguese,” shtoi ajo.

Sipas Xamës, nisma mund të përmirësohet gjatë diskutimit në Kuvend, dhe sugjeron disa aspekte ku mund të ndërhyhet, mes të cilave edhe rregullat më të forta për raportimin financiar të institucioneve financiare apo masa mbrojtëse në fushën e kredive për blerjen e shtëpive.

“Skema e zbuluar së fundi për subjektet MCA dhe FINAL na tregoi që një pjesë e madhe e kredive për të cilat detyrimet ishin rritur disa herë, ishin kredi hipotekore,” përfundoi Xama./BIRN/

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme