Politika 18 January 2025, 11:54 Nga VNA

Qeveria në fushatë për Partinë Socialiste, aktivitete e takime nën petkun e pushtetit

Ndaje në Whatsapp

Nga kryetarja e Kuvendit, tek zv.kryeministrja e ministra, kryetarë bashkish e deputetë, të gjithë kanë filluar takimet për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Zyrtarisht fushata zgjedhore ende nuk ka filluar por për kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, për zv.kryeministren Belinda Balluku, ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, ministren Bora Muzhaqi e Anila Denaj dhe  kryetarët  bashkive nga veriu në jug, së bashku me deputetët po zhvillojnë takime elektorale me qytetarët anembanë vendit. Në prag të zgjedhjeve parlamentare gjithë kabineti qeveritar është angazhuar në takime me qytetarët, inaugurime projektesh dhe aktivitete të ndryshme publike, të cilat perceptohen si pjesë e strategjisë elektorale të PS-së. Mjafton të shikosh profilet zyrtare në rrjetet e tyre sociale, në "Facebook", "Instagram" dhe Tik Tok aty publikojnë takimet me qytetarët me hashtagun për Shqipërinë 2030, Partia Socialiste. Tek të njëjtat profile këta pushtetarë publikojnë takimet si funksionarë shteti në takime zyrtare. Madje janë më të shumta dhe intensive takimet për Partinë Socialiste sesa takimet e punës. Nga një qytet në tjetrin organizojnë festa, forume rinore, takime me gratë, me pensionistët. Në salla të mëdha, gati si lokale dasmash, diku tjetër shtrohen dreka e darka ku siç edhe shkruhet në fotot e takimeve flitet për "hallet e popullit" dhe Shqipërinë 2030. Përdorin pozitën, burimet shtetërore dhe funksionet publike për të promovuar axhendën e Partisë Socialiste, duke shkelur kështu çdo parim të demokracisë funksionale dhe të një shteti normal. Por për t'a dihet: Partia mbi të gjitha, partia mbi Shqipërinë. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis partisë-shtet në kohën e komunizmit dhe shtetit të partive të krijuar sot. Sepse çdo burim shtetëror është vënë në funksion të Partisë dhe kjo e fundit duhet për të mbajtur pushtetin.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme