Politika 17 January 2025, 20:29 Nga VNA

Politika dhe oligarkët: Një krahasim mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Politika dhe oligarkët: Një krahasim mes Shqipërisë dhe

Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë gjëra të përbashkëta, por ajo që i dallon së fundmi është mënyra se si politika qaset me oligarkët. Në Shqipëri, pavarësisht retorikës që përdorin partitë e mëdha, politika dhe oligarkia janë shumë të lidhura, duke plotësuar interesat e njëra-tjetrës, në disa raste pa pyetur për ligje.

Ndërsa në Kosovë, duket se situata është më ndryshe. Së paku këtë ka treguar qeverisja e Albin Kurtit, që i ka rënë ndesh interesave të oligarkisë, kryesisht grupit të fuqishëm Devolli. Gjatë fushatës së sapo nisur për zgjedhjet e përgjithshme në Pejë, Kurti e kritikoi familjen Devolli, duke thënë: “Është më ndershëm të rregullosh rrota biçikletash, si Ibrahim Devolli, sesa të regjistrosh biznesin në Serbi dhe Maqedoni, në emër të tjerëve, për të ardhur në Kosovë dhe Pejë si të huaj.”

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e “Devolli Corporation”, të cilët e kanë konsideruar fjalimin e Kurtit si fyes dhe të paqartë. Ata theksuan se, gjatë fushatës, kryeministri duhet të japë llogari për veprimet e tij gjatë mandatit të tij dhe jo të sulmojë bizneset private.

Nëse në Kosovë retorika politike nuk i kursen oligarkët e fuqishëm, në Shqipëri oligarkët dhe politika bashkëjetojnë në paqe dhe janë në krah të njëra-tjetrës.

Edhe në rastin më të fundit të ngjarjes ku u përfshi djali i biznesmenit të njohur Samir Mane, politika heshti. Dhe nuk bëhet fjalë për të mbajtur qëndrim, por së paku për të kërkuar hetime që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen që i rrezikoi jetën oficerit të policisë.

Qartas, fijet e politikës shqiptare, qoftë në qeveri apo në opozitë, janë të lidhura me biznesin e madh. Jo më kot asnjë nga partitë e mëdha nuk i përmend interesat dhe emrat e oligarkëve. Dhe me afrimin e fushatës së këtejshme, edhe më pak do dëgjojmë të flitet për abuzimet me fondet publike nga ana e biznesmenëve të fuqishëm, të lidhur fort me politikën, si majtas dhe djathtas.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme