Politika 16 January 2025, 23:07 Nga VNA

"Po të ishte djali i Ramës, Saliu e "therte"..."/ Polici u hodh nga lartësia pas ndalimit të djalit të Manes, në opozitë pllakos heshtja!

Ndaje në Whatsapp
"Po të ishte djali i Ramës, Saliu e "therte"..."/

Polici i qarkullimit rrugor, Azbi Spahiu, u hodh nga lartësia në një ngjarje të mbushur me mister, ku policia vetë nuk po jep asnjë informacion, ndërkohë që në media ka heshtje thuajse totale. Spahiu është një nga policët që ndaloi pak ditë më parë Martin Manen, djalin e biznesmenit të fuqishëm, Samir Mane.

Ndërkohë ajo që bën shumë pështypje dhe çuditi edhe panelin në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ishte heshtja totale e opozitës, veçanërisht e Sali Berishës, i cili di gjithçka, por tani i është "fikur" fare edhe qytetari dixhital.

Ylli Rakipi: Po të kishte qenë djali i Edi Ramës, Sali Berisha do të "therte" vetë Edi Ramën, me qytetar dixhital e me këto që nxjerr ai. Edhe Policia në këtë rast është turp, është polici fashiste, nuk jep informacion kur kolegu i tyre po vdes.

Andi Bushati: Arlind Qori është i kësaj teorie që oligarkët janë më të fuqishëm se politikanët. Po ti ndodhte Ramës apo Ballukut do e kishe titull në të gjithë mediat. Kjo shpjegon atë gjënë.

Nëse janë hedhur disa hipoteza, disa media periferike që kanë ngritur tezën që polici gati u vra sepse mbi të u ushtrua presion për faktin që ishte prezent në arrestimin e djalit të Samir Manes, kjo heshtje jep më tepër jehonë, i nge këto teza. Kush akuzohet duhet të kundërpërgjigjet. Kur duket sikur blihet heshtja, teorinë konspirative e forcon. Njerëzit që nuk e kanë parë të debatuar në ekranet kryesore, mendja u ka shkuar, ka diçka për të fshehur. Prandaj këtu, e vetmja, edhe nëse Policia apo Prokuroria do të mbrojë Samir Manës, mbrojtja është përmes transparencës, memecëria është pafajësi.

Ola Xama: Ajo që më bën përshtypje përtej mediave, për mua pyetja është po media opozitare cfarë bën? Portalet që bëjnë çdo gjë që ndodh në Shqipëri. Për biznesmenët e mëdhenj kur bien ngjarje të tilla, nuk i bëjnë lajmet. Kjo frymë opozitare do të pretendojë të dalë në zgjedhje? Nëse ka edhe 1% të vërtetë që dikush me pozitë të fuqishme ka çuar një polic drejt vetvrasjes… Është indiferencë totale, ndërkohë çfarë ndodhi me rastin e Xhisielës me fisin Raja? Nuk ngeli emision në darkë, portal, media, deputet i opozitës pa folur...

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme