Politika 16 January 2025, 15:39 Nga VNA

Apeli i Posaçëm: Arsyet e masës së re të sigurisë për Sali Berishën

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posaçëm: Arsyet e masës së re të

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka zbardhur arsyet mbi të cilat është bazuar vendimi për caktimin e masës së re të sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Më poshtë paraqiten argumentet kryesore të gjykatës:

  1. Kushtet për caktimin e masës së sigurimit personal

  • Gjyqtari i hetimeve paraprake nuk ka paraqitur elementë të rinj që të vërtetojnë mungesën e kushteve specifike si rreziku i ikjes apo dëmtimi i provave.
  • Vendimi i mëparshëm për masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.
  • Masa “Arrest në shtëpi” u vendos për shkak të shkeljes së detyrimeve të masës së mëparshme, dhe jo për shtim të rreziqeve.
  • Kërkesa e Sali Berishës për shfuqizimin e masës së sigurisë është rrëzuar më parë në të treja shkallët e gjykimit.

Gjykata vlerëson se nuk ka vend për shfuqizimin e masës së sigurisë personale. Rivlerësimi i kryer nga gjyqtari i seancës paraprake, pa shtuar elementë të rinj, bie ndesh me parimin e gjësë së gjykuar.

  1. Zëvendësimi i masës nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”

    Gjykata shqyrtoi disa faktorë:

  • Periudhën njëvjeçare që kërkuesi ka kaluar me masën “Arrest në shtëpi”.
  • Alibitë e ngritura nga kërkuesi për antikushtetueshmërinë e masës së mëparshme janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
  • Mosha e kërkuesit dhe rrethana të tjera të konsideruara nga gjyqtari i hetimeve paraprake.
  • Fakti që jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe kërkuesi konsiderohet si lider i opozitës, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata vlerësoi se masa “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme, pasi kërkuesi ka shlyer pasojat e shkeljes së masës së mëparshme dhe vendosi t’i japë atij mundësinë të respektojë detyrimet e masës së re.

Në rast se Sali Berisha nuk përmbush detyrimet e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, prokuroria do të ketë të drejtë të kërkojë sërish zëvendësimin me një masë më të rëndë sigurimi.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme