Politika 15 January 2025, 16:44 Nga VNA

Kushtetuesja: Marsida Xhaferllari jo e njëanshme në çështjen Berisha. Zbardhet arsyetimi, pse ju rrëzua kërkesa për heqje dorë

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja: Marsida Xhaferllari jo e njëanshme në

Gjykata Kushtetuese rrëzoi për të dytën herë kërkesën e gjyqtares Marsida Xhaferllari për heqjen dorë nga shqyrtimi i çështjes ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. “Mbledhja e gjyqtarëve, bazuar në përmbajtjen e kërkesës së gjyqtares Marsida Xhaferllari, si edhe referuar të dhënave të parashtruara në kërkesën për përjashtim që janë bërë premisë për kërkesën e saj për heqje dorë nga shqyrtimi i çështjes, vlerëson se kërkesa nuk është e bazuar në këndvështrim të të dy testeve të paanshmërisë. Për sa i përket testit subjektiv, nuk ka ndonjë të dhënë konkrete në drejtim të bindjes së brendshme të gjyqtares ndaj paanshmëria e saj mbetet e prezumuar, për sa kohë nuk provohet e kundërta. Ndërsa sa i përket testit objektiv, nuk rezulton e provuar ndonjë sjellje konkrete individuale e gjyqtares dhe as ndonjë fakt bindës apo arsye të përligjur që vë në dyshim paanshmërinë e saj në gjykimin e çështjes, pra se ajo nuk ofron garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim të arsyeshëm që do të cenonte paanësinë në gjykimin e çështjes,” thuhet në vendimin e GJK që disponon VNA. Mësohet se pas këtij vendimi, sërish ish-kryeministri Berisha ka bërë kërkesë të re përmes avokatëve për përjashtimin e Xhaferllarit. Më 17 janar Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e ish-kryeministrit për shfuqizimin e masës së arrestit në shtëpi ku Berisha qëndroi për 11 muaj me radhë.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme