Politika 14 January 2025, 18:19 Nga VNA

Nasip Naço reagon pas deklaratës së Nuredin Dumanit: Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo

Ndaje në Whatsapp

Gjatë seancës gjyqësore në procesin e njohur si “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka bërë një dëshmi të bujshme, duke pretenduar se ka paguar 40 mijë euro për të siguruar lirimin nga burgu.

Sipas deklaratës së tij, shuma prej 40 mijë eurosh është dhënë në dorë dhëndrit të vëllait të ish-deputetit Nasip Naço. Në atë kohë, ky person mbante postin e shefit të një spitali dhe, sipas Dumanit, ka ndihmuar në sigurimin e një dokumenti që justifikonte lirimin nga qelia për arsye shëndetësore.

Këto pretendime kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço. Në një postim në rrjetet sociale, Naço ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me këto akuza dhe ka kërkuar që organet përkatëse të drejtësisë të hetojnë tërësisht çështjen.

“Distancohem nga çdo akuzë e bërë dhe ftoj autoritetet që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të hetuar këtë rast deri në fund. Çdo person i përfshirë duhet të përballet me drejtësinë, nëse këto akuza rezultojnë të vërteta,” ka shkruar Naço.

Reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Nasip Naço: 

Jam njohur sot nga mediat ku përmendet emri im. Dua të theksoj se:

lg.php.gif

Distancohem nga çdo akuzë e bërë publike sot dhe ftoj organet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të thelluar mbi këtë rast. Nëse akuzat vërtetohen, organet përkatëse duhet të marrin masa ligjore ndaj çdo personi të përfshirë në këtë çështje. Roli i Ministrit të Drejtësisë, sipas legjislacionit në fuqi, është i kufizuar. Ministri:

– Nuk heton,

– Nuk ngre akuza,

lg.php.gif

– Nuk pushon çështje,

– Nuk jep vendime fajësie apo pafajësie.

Detyra e tij lidhet vetëm me dhënien e lejeve të veçanta për të dënuarit, bazuar në ligj.

Gjatë ushtrimit të detyrës sime si Ministër i Drejtësisë, nuk kam miratuar asnjë leje të veçantë për subjektin në fjalë. Distancohem nga çdo mashtrim, i bërë nga kushdo, individualisht apo në bashkëpunim, për të dëmtuar integritetin tim. Akuzat publike të bëra sot nuk përputhen me faktet reale të ushtrimit të detyrës sime si Ministër.

Faleminderit!

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme