Politika 14 January 2025, 11:21 Nga VNA

"Kush je ti që të barazohesh me PS dhe PD?" - Ermal Hasimja përplaset me Qorin: Ato marrin nga 1 milion vota

Ndaje në Whatsapp
"Kush je ti që të barazohesh me PS dhe PD?" - Ermal Hasimja

Arlind Qori dhe Ermal Hasimja kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit", lidhur me mediat dhe censurën e tyre.

Diskutimi lindi nga polemika e Arlind Qorit në emisionin Opinion, ku pretendoi se nuk ftohet në TV Klan për shkak se flet kundër oligarkëve.

Ermal Hasimja: Sot ke ftuar në emision zotin Qorin. Nuk e ke ftuar si person anonim, jo vetëm sepse doli në emision te Fevziu, e ke ftuar sepse është një person i njohur. Nuk është një person që i mungon hapësira televizive.

Pretendimi për mungesën e hapësirës është patetik. Si është bërë i njohur zoti Qori? Me instrumentin kryesor të njohjes, televizionet. Po nisemi nga konstatimi që ka elementë të ndryshëm, oligarkë, biznese, firma, që ndikojnë politikat editoriale të televizioneve. Po është e vërtetë.

Unë si qytetar mendoj se do të ishte mirë që TV të ishin të pavarura. Si bëhen këto? Në cilën mënyrë e vendos metrin e pavarësisë? Në çfarë mënyre e cakton që kushtet e minatorëve në Bulqizë janë katastrofike, apo janë të mira? Pse duhet të konsiderojmë atë që thotë zoti Qori, apo dikush tjetër si e vërtetë universale? Demokracia ka pluralitetin e mendimeve.

Një tjetër, zoti Qori ankohet për pabarazi. Me kë? Me PS që merr 1 milion vota, apo PD që merr 400 mijë vota në ditën më të keqe? Patjetër. Po kush je ti që nuk je sprovuar në asgjë, të kesh barazi me ata? Ta ngresh veten në piedestal dhe të thuash nuk po më trajtojnë në mënyrë të barabartë?

Arlind Qori: Nga zoti Hasimja pres ndershmëri akademike. Kur thotë nuk e njeh askush partinë apo mua, unë jam kryetar i një partie, kemi hyrë në zgjedhje për Bashkinë e Tiranës dhe kam dalë i treti. Nëse Hasimja thotë askushi është e padrejtë.

Unë thashë në Top Channel, gjatë kulmit të protestave të pensionistëve, emisioni i zonjës Duma diskutoi për këtë dhe përfaqësues nuk isha unë, kryetari i partisë që po i organizonte pensionistët, por ishte zoti Shabani. Më bëri përshtypje që flitej për pensionet, për protestat e pensionistëve, për kryeministrin që më sulmonte mua, dhe nuk kishte të ftuar përfaqësues nga Lëvizja Bashkë. Kjo më duket censurë.

Në kulmin e grevave të minatorëve, kur flet për Bulqizën, dhe nuk thërret dy palë, këtu cedon profesionalisht. Liria ka edhe përgjegjësi publike. Dallon një televizion që përpiqet ti flasë publikut, eshtë edhe tv kombëtar. Edhe prona private ka shkallë të ekskluziviteti. Një gjë është shtëpia, një gjë është qendra tregtare.

Ju thatë se jam produkt i mediave. Pse më kanë nisur të më ftojë media? Më kishte qejf zoti Fevziu, zoti Rakipi? Unë për herë të parë në Opinon kam dalë në qeshor 2014, hera e dytë që dilja në TV, sepse atë ditë student të universiteteve publike dolëm në protestë. Zoti Fevziu më ka ftuar sepse ka patur interes, sepse kisha qëndrim për atë çështje.

Çdo person që më ka ftuar, më ka ftuar sepse i janë dukur interesante veprimet e mia dhe qëndrimet e mia. Nuk të bën media të famshëm nga hiçi, por aktiviteti yt. Kur pesha ime publike rritet, koha televizive pakësohet. Te Fevziu para 2019, dilja 7-8 herë në vit. Prej kontradiktës së fortë me Samir Manes, dola dy herë gjithsej. Këtu është problemi si lidhet media me oligarkinë./TPZ

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme