Politika 13 January 2025, 13:37 Nga VNA

Nis gjyqi për shpifje ndaj Gazment Bardhit, avokati i deputetit të PD tërhiqet nga akuzat për Edmond Sulën

Ndaje në Whatsapp
Nis gjyqi për shpifje ndaj Gazment Bardhit, avokati i deputetit të PD

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur seanca gjyqësore për padinë e ngritur nga Edmond Sula, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi. Padia përfshin akuzat për “shpifje” dhe “fyerje”, të cilat, sipas Sulës, janë bërë publikisht nga Bardhi.

Në seancën e parë ishte i pranishëm paditësi Sula, ndërsa deputeti Bardhi u përfaqësua nga avokatët e tij, Marash Logu dhe Ledio Braho. Mbrojtja e Sulës paraqiti argumentet e saj, duke theksuar se deklaratat e Bardhit, të bëra më 12 shtator 2024 gjatë një interpelance në Kuvend, kishin shpërndarë informacione të pavërteta për Sula, duke e lidhur atë me grupet kriminale, ndonëse bisedat dhe materialet e përmendura nga Bardhi datonin para emërimit të Sulës në detyrën e tij si drejtor i Policisë së Shkodrës.

Sula pretendoi se këto akuza e kishin dëmtuar rëndë reputacionin dhe karrierën e tij, duke shkaktuar edhe sulme ndaj familjarëve të tij në rrjetet sociale. Ai theksoi se çështja për të cilën u referua Bardhi është ende në shqyrtim dhe se shumë shpejt do të dalë e vërteta.

Në një kthesë të papritur, avokati i Gazment Bardhit, Marash Logu, tërhoqi akuzat, duke theksuar se Bardhi nuk kishte deklaruar asnjë lidhje personale të Sulës me personat nën hetim, por kishte folur për lidhjen e mundshme mes krimit të organizuar dhe Policisë së Shtetit. Logu shtoi se deklaratat e Bardhit ishin pjesë e detyrës së tij si deputet për të ngritur shqetësime lidhur me çështjet e sigurisë dhe korrupsionit.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme