Politika 12 January 2025, 13:19 Nga VNA

Bardhi i përgjigjet Ramës dhe akuzon SPAK: "Nuk ka patur asnjë hetim për Olsi Ramën"

Ndaje në Whatsapp
Bardhi i përgjigjet Ramës dhe akuzon SPAK: "Nuk ka patur

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama mbi përfundimin e hetimeve të SPAK-ut për çështjen e përfshirjes së vëllait të tij, Olsi Ramës, në laboratorin e drogës në Xibrakë. Bardhi e cilësoi deklaratën e Ramës si një përpjekje për të manipuluar opinionin publik dhe për të ushtruar presion mbi SPAK.

“SPAK ka konfirmuar paaftësinë e tij për të hetuar kryeministrin dhe familjen e tij”

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha:

“Reagimi i Ramës është dëshmi e qartë se ai ka ushtruar presion të vazhdueshëm mbi prokurorinë për të mbyllur një çështje që përfshin vëllanë e tij. SPAK nuk është i pavarur, por i kapur, dhe vendimi për pezullimin e hetimeve për Ols Ramën është dëshmi e kësaj. Nuk mund të ketë drejtësi kur hetimi përfundon me frazën ‘nuk e dimë kush është personi i paidentifikuar, por dimë që s’është Olsi’.”

Pyetjet e Bardhit për Ramën dhe SPAK-un

Bardhi ngriti disa pyetje të drejtpërdrejta:

1.Pse SPAK nuk ka bashkëpunuar me autoritetet gjermane, që kanë nisur hetimin fillestar për këtë çështje?

2.Si është e mundur që makina e përdorur nga Olsi Rama dhe trafikantët ka kaluar kufirin pa regjistrim? Çfarë po fshihet?

3.Pse Ministri i Brendshëm i kohës, Taulant Balla, nuk është thirrur nga SPAK për të dëshmuar, pasi ka deklaruar publikisht se di identitetin e personit të paidentifikuar?

4.Çfarë e lidh Olsi Ramën me makinat e përdorura nga organizata kriminale dhe pse këto prova nuk janë hetuar deri në fund?

“Kryeministri, më shumë se kurrë, po mbron vëllanë e tij”

Sipas Bardhit, deklarata e Ramës është një tentativë e hapur për të amnistuar jo vetëm vëllanë e tij, por edhe vetë qeverinë nga skandalet e shumta të lidhura me krimin e organizuar:

“Një kryeministër që ndërhyn publikisht për të mbrojtur vëllanë e tij, duke sulmuar çdo zë kritik, është dëshmi e qartë e kapjes së shtetit dhe drejtësisë. Ky është një turp për Shqipërinë dhe një alarm për partnerët ndërkombëtarë që kërkojnë drejtësi të pavarur në vendin tonë.”

Në fund të reagimit të tij, Bardhi iu drejtua qytetarëve shqiptarë:

“Është koha që qytetarët të mos heshtin përballë këtij degradimi të drejtësisë dhe kapjes së shtetit. Shqipëria meriton një prokurori të pavarur dhe një qeveri që nuk bashkëpunon me krimin e organizuar, por e lufton atë. Nuk do të ndalemi derisa e vërteta të dalë në dritë!”

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme