Politika 12 January 2025, 10:35 Nga VNA

Zgjedhjet 2025/ Rritet interesimi për votën e diasporës, 3776 aplikime në 36 orë

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet 2025/ Rritet interesimi për votën e diasporës, 3776

Në më pak se 36 orë nga hapja e regjistrimeve për votën e emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit 2025, janë regjistruar 3776 aplikime online pranë KQZ-së. Deri më tani, 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa pjesa tjetër janë ende në shqyrtim.

Sipas të dhënave, 75.16% e aplikuesve janë burra, kryesisht të moshës 25-45 vjeç. KQZ ka angazhuar një staf që punon me tre turne për të shqyrtuar kërkesat dhe për të njoftuar aplikuesit mbi pranimin ose refuzimin e aplikimeve të tyre.

Procesi i regjistrimit për votën e diasporës do të përfundojë më 12 mars 2025. 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme