Politika 10 January 2025, 20:58 Nga VNA

Pritjes së Edi Ramës i erdhi fundi, tani mbetet gjykimi i Gazment Bardhit

Ndaje në Whatsapp
Pritjes së Edi Ramës i erdhi fundi, tani mbetet gjykimi i Gazment

SPAK njoftoi sot se ka mbyllur hetimet për dosjen “Xibraka” dhe se nuk kishte gjetur asnjë lidhje me këtë ngjarje të Olsi Ramës. Si rrjedhojë, bien edhe akuzat e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ishte edhe kallëzuesi.

“Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama, në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.

Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e SPAK.

Por përfundimi i hetimit të SPAK mund të nisë një përplasje tjetër politike mes Gazment Bardhit dhe kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se në kohën kur kreu i grupit parlamentar të PD bëri kallëzimin, shprehej publikisht i sigurt se vëllai i kryeministrit kishte gisht në këtë ngjarje. Deklaratat e Bardhit detyruan Edi Ramën të përgjigjej me kundërakuza dhe përplasja të bëhej debat edhe në një nga seancat e Kuvendit.

Madje, në një nga reagimet, Rama pati edhe paralajmërime për Bardhin, duke e shoqëruar me përbetime për eliminimin politik të njërit apo tjetrit dhe se në fund, në politikë do të mbetej vetëm një. Vetëm se, pa dalë përgjigjja nga SPAK, Rama tha se nuk do t’i përgjigjej Bardhit për asgjë.

“Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e kriminelët e qeverisë sime, dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi!” - shprehej Rama.

Mesazhi i kryeministrit ishte pothuajse i njëjtë me paralajmërimin që i bënte deputetit të PD, Ervin Salianji, që sot ndodhet në burg. Tashmë që përgjigjja e SPAK për vëllain e tij erdhi dhe i dha të drejtë, mbetet për t’u parë se për çfarë do gjykohet Bardhi… i cili, edhe ai, nuk ka thënë asnjë fjalë pas njoftimit të SPAK.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme