Politika 9 January 2025, 22:21 Nga VNA

Sërish përplasje brenda PD? Grupi i Bardhit kundër sulmeve të Berishës ndaj gjyqtares të GJK, Marsida Xhaferllari

Ndaje në Whatsapp
Sërish përplasje brenda PD? Grupi i Bardhit kundër sulmeve

Një tjetër përplasje mesa duket po ndodh brenda Partisë Demokratike mes grupit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës. Sulmet e kryetarit të PD në daljet publike dhe përmes Adriana Kalasë ndaj gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarit, duket se nuk ka pëlqyeshmërinë e grupit të Bardhit.

Për këtë ka reaguar këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të drejtuar nga Bardhi, Marash Logu, i cili me anë të një statusi në facebook i konsideron si të padrejta sulmet ndaj Xhaferllarit.

Logu thotë se PD ka për detyrë të vlerësojë qëndrimet e gjyqtarëve kushtetues që i kanë qëndruar me besnikëri Kushtetutës dhe ligjit, duke i rezistuar presioneve të pushtetit ekzekutiv.

“Sulmi ndaj gjyqtares Marsida Xhaferllari është i padrejtë. Në të gjitha cështjet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që kam përfaqësuar prej shtatorit 2021 në Gjykatën Kushtetuese, qëndrimi i gjyqtares Xhaferllari, së bashku me gjyqtaren Sonila Bejtja, ka qenë tërësisht korrekt dhe profesional. Mund të mos kemi rënë dakord për cdo gjë, por fundja aftësia e avokatit është të vlerësojë profesionalizmin e gjyqtarëve, edhe kur nuk japin vendime vetëm në favor të tij.

Madje, për shkak të korrektësisë dhe profesionalizmit të gjyqtareve Xhaferllari dhe Bejtja, shpeshherë janë etiketuar padrejtësisht si gjyqtaret e opozitës dhe janë cënuar në punën e tyre. I njëjti etiketim dhe sulm nuk është përdorur ndaj atyre gjyqtarëve - lidhje të ngushta familjare apo shoqërore të mazhorancës socialiste - që kanë votuar kundër cdo kërkese të opozitës, pavarësisht cili ka qenë objekti i saj. Edhe sulmi që iu bë pak kohë më parë gjyqtares Bejtja, dhe tanimë gjyqtares Xhaferllari, duket të kenë të njëjtin motivim.

Keqardhja në këtë rast nuk ka të bëjë vetëm me sulmet në vetvete, por burimi nga ato vijnë. Ndërkohë që sulmet nga mazhoranca socialiste dhe satelitët e tyre mediatikë janë të pritshme e të kuptueshme, Partia Demokratike ka për detyrë të vlerësojë qëndrimet e gjyqtarëve kushtetues që i kanë qëndruar me besnikëri Kushtetutës dhe ligjit, duke i rezistuar presioneve të pushtetit ekzekutiv. Mund të kemi shumë kritika për punën e Gjykatës Kushtetuese dhe personalisht kam pasur jo pak, por nëse ka një gjyqtare që i bën nder asaj trupe është Marsida Xhaferllari” – shkruan Marash Logu.

 

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme