Politika 9 January 2025, 20:58 Nga VNA

Berisha u bën thirrje demokratëve për bashkim tre vite pasi u përplasën fizikisht në selinë blu

Ndaje në Whatsapp
Berisha u bën thirrje demokratëve për bashkim tre vite pasi u

Kryetari i PD, Sali Berisha, do të kandidojë mandatin e tretë për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit dhe në këtë fushatë do të duhet të bind për ta votuar edhe një pjesë të demokratëve që i rrahu në 8 janar të vitit 2022 në selinë blu.

Sot, pas 3 vitesh, gjatë një takimi në qytetin e Beratit, Berisha u bëri thirrje të gjithë demokratëve që të lënë mënjanë hatërmbetjet dhe të bashkohen në qëllimin e përbashkët për të shkuar drejt fitores më 11 maj.

“Tani jemi në startin e fuqishëm drejt fitores. Unë ju them ju, se ky është për ne që luftuam diktaturën staliniste, ky është shansi më i madh i jetës tonë, të çlirojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë që po e zbraz vendin. Kjo kërkon jo vetëm bashkimin e të gjitha kontributeve tona në PD nga 90 deri më sot, politika nuk është kurrë arti i inateve personale, i hidhërimeve, por i qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Ndaj dhe këtu nga ky qytet i bekuar ftoj çdo demokrat, të bashkohemi dhe të lëmë mënjanë cdo hatërmbetje. Të kthemi në gjenin tonë të tolerancës”, tha Berisha.

Hipokrizia që po përdor Berisha, shihet edhe në faktin se në daljet e fundit nuk përdor më termin ‘vija të kuqe’ që kishte vënë për disa prej figurave të PD që ende nuk kanë shkuar pas tij. Për hir të pushtetit kryetari i PD është i gatshëm të bashkëpunojë dhe me ‘djallin’, ndaj nuk është çudi që në ditët në vijim të thërrasë edhe Lulzim Bashën apo Enkelejd Alibeajn që t’i bashkohen PD-së. Për ironi rastin e kemi dhe të freskët, në 2022-in Ervin Salianji e priste me shkop bejsbolli në në seli, ndërsa sot ish-kryeministri mori rrugën për t’i bërë vizitë në burgun e Fierit.

Por përtej çdo bashkimi të mundshëm në PD, Berisha e di mirë se problemi i tij kryesor qëndron në faktin se sa do i bind shqiptarët që në mandatin e tretë, me figurat e ricikluara që ka në parti dhe me besimin e humbur nga ndërkombëtarët, do jetë alternativë që do votohet apo jo.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme