Politika 8 Janar 2025, 18:59 Nga VNA

Pikëpyetje në Bruksel për vendimin ekstrem të Ramës për mbylljen e TikTok

Ndaje në Whatsapp
Pikëpyetje në Bruksel për vendimin ekstrem të Ramës

Një shkrim i Politico.eu mbi mbylljen e TikTok në Shqipëri ka nxjerrë në pah diferencat mes modelit të demokracive europiane që imponon Brukseli përkundrejt problemeve të qeverisjes tipike të autokracive lindore, me të cilën sundon Edi Rama në Shqipëri.

Pasi sqaron se si qeveria shqiptare ka njoftuar mbylljen e rrjetit social, duke marrë shkas nga vrasja e Martin Canit, Politico.eu citon një deklaratë të komisionit europian, nga e cila kuptohet se Brukseli nuk e sheh me sy të mirë qasjen ekstreme të Ramës, si në raport me të respektimin e të drejtave të njeriut, ashtu edhe në dritën e përpjekjeve të Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Artikulli citon Ramën që thotë se vendimi bazohet në një “model shumë shqetësues” të TikTok dhe prek shqetësimet në rritje se si media sociale ndikon në shëndetin mendor dhe sigurinë e të rinjve.

Por përballë vendoset përgjigjia e një zëdhënësi të Komisionit Evropian sipas të cilit ekzekutivi i BE-së e kishte “mbajtur shënim” planin e Shqipërisë për të bllokuar TikTok, të cilin e quan “një vendim sovran”.

“Në BE”, theksohet në deklaratë, “çdo ndalim i shërbimeve dixhitale mund të konsiderohet si mjeti i fundit dhe një shkelje e detyrimeve të ligjit për transparencën dhe llogaridhënien, jo si përgjigje ndaj çështjeve individuale dhe pjesëve të përmbajtjes në internet.”

Bashkimi Europian ndërkohë po kryen një hetim sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale ndaj rrjetit social TikTok, “përfshirë edhe vlerësimin dhe zbutjen e rrezikut për mirëqenien fizike dhe mendore të përdoruesve”, shtoi zëdhënësi.

“Komisioni Evropian aktualisht po vlerëson sundimin e ligjit dhe të drejtat civile në Shqipëri me një sy drejt pranimit të saj në BE – një nga synimet më të mëdha politike të Ramës” shkruan Politico.

Në artikull paqyrohet edhe interpretimi që i bëhet vendimit të qeverisë shqiptare nga Ruslan Stefanov, drejtor programi në Qendrën për Studimin e Demokracisë.

Stefanov e sheh vendimin e qeverisë Rama “një veprim tipik populist”, që kërkon të bëjë kurban rrjetin social, ndërkohë që problemet reale janë korrupsioni sistemik i vendit dhe institucionet e dobëta.

“Mungesa e procesit të rregullt ose provave të forta që mbështesin ndalimin e planifikuar është emblematike e korrupsionit sistemik të vendit dhe dobësive institucionale”, tha Stefanov.

Politico parashikon se ndalimi i planifikuar i TikTok ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen në Bruksel, ku zyrtarët e Bashkimit Evropian po vlerësojnë respektimin e Shqipërisë për standardet e BE-së për sundimin e ligjit dhe liritë themelore.

Vendimi i Ramës për të mbyllur TikTok është kundërshtuar edhe nga opozita shqiptare, që e sheh atë si një masë ndaluese të lirisë së shprehjes pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Njoftimi për mbylljen e TikTok erdhi pas vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani në shkollën Fan Noli në Tiranë, por asnjë nga të dhënat hetimore nuk jep një lidhje mes konfliktit të adoleshentëve dhe ndonjë konfrontimi të tyre në rrjetet sociale.

I vetmi detaj që lidhet me rrjetet sociale, është postimi i një fotoje të vrasësit në Snapchat, ku ai mban në dorë thikën me të cilën kreu vrasjen.

Rama këmbënguli se ndalimi i TikTok nuk ishte provokuar nga një “incident i vetëm”: ishte në përputhje me atë që dëshironin shumica dërrmuese e prindërve; dhe ishte pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta që u zhvillua së bashku me shkollat, mësuesit dhe prindërit.

“Liria e fjalës dhe mundësitë e marketingut nuk do të pushojnë së ekzistuari pa TikTok”, tha Rama për POLITICO.

Shqipëria ka zhvilluar raundin e parë të negociatave për integrimin në BE dhe pretendon se ka përparuar në disa kapituj. Por mënyra se si u vendos mbyllja e TikTok, si një vullnet personal i kryeministrit Edi Rama duket të jetë simptoma e parë e një qeverisjeje autokratike, që bie ndesh me parimet dhe normat demokratike që kërkon Bashkimi Europian.

 

 

Video

“Trump për Hamasin: Hamasi ka rënë dakord të dorëzojë armët. Ata kanë lindur me armë në duar, ndaj nuk është e lehtë ta bëjnë këtë. Por kjo është ajo për të cilën kanë rënë dakord. Duhet ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, do të—do të shkatërrohen shumë shpejt,"-deklaroi presidenti amerikan gjatë Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 qytetarëve të vrarë më 21 janar 2011, mbërrin në SPAK ku thotë se i ka kërkuar takim Alfred Shehut, prokurorit që po heton ngjarjet e dhunshme të 15 viteve më parë. SPAK po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. https://www.vna.al/kronika/mark-nika-ne-spak-kerkon-takim-me-prokurorin-qe-heton-21-janarin-i19130

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë ardhur sërish në Vlorë. Vajza dhe dhëndri i presidentit Donald Trump sapo kanë mbërritur në qytetin bregdetar dhe janë shoqëruar me forca të shumta policie.

Adriatik Lapaj, i cili prej javësh po proteston para Kryeministrisë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet momenti kur Policia ndërhyn dhe heq plastmasin ku ai qëndron së bashku me mbështetës të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Në postimin e tij, Lapaj shkruan me ironi: “Sapo erdhën policat dhe sekuestruan arsenalin e radhës. Plot 10 m² plastmas. EDI plastmasi!” Më tej, ai ironizon duke thënë se policët e Edi Ramës, më 21 janar do të dalin të qajnë për protestuesit, ndërkohë që sot nuk e lejojnë atë të protestojë para Kryeministrisë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme