Politika 7 January 2025, 19:48 Nga VNA

Presidentja e RMV i vë veto ligjit që parashikonte që licencat për kujdestarët e çerdheve të ishin edhe në gjuhën shqipe

Ndaje në Whatsapp
Presidentja e RMV i vë veto ligjit që parashikonte që licencat

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, e ka ushtruar veton e saj të parë prej se u zgjodh në maj të vitit të kaluar, duke mos e dekretuar Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, i cili, ndër të tjera, parashikonte që licencat për kujdestarët e çerdheve të jenë edhe në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase, raporton REL.

Në një deklaratë për media të martën, ajo theksoi se vendimi për veton nuk synon “të fyejë asnjë gjuhë, apo të ndjekë këshilla partiake”, por, siç tha, të inkurajojë rishikimin e disa dispozitave të ligjit të lartpërmendur, veçanërisht të neneve 9 dhe 10.

Me këto dy nene, ligji parashikon që përveç gjuhës maqedonase, në licenca të përfshihet edhe gjuha që flasin 20 për qind e qytetarëve.

Silanovska në sqarimin e saj thotë se nenet e kontestuara 9 dhe 10 të këtij ligji duhet të rishqyrtohen në prizmin e amendamentit pesë të Kushtetutës dhe Ligjit ekzistues për përdorimin e gjuhëve, i cili aktualisht është i kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Vetëm bëra thirrje që nenet 9 dhe 10 të rishqyrtohen edhe një herë dhe të rishikohet nëse kjo mënyrë e marrjes dhe pajisjes me licencë nuk do të sjellë hapësirë për autorizim diskrecional. Unë nuk jam e njëanshme, por partitë që kërkojnë kualifikime janë”, tha Siljanovska-Davkova.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme