Politika 7 January 2025, 14:51 Nga VNA

Shehaj akuzon Nokën për lidhje me biznesmenin Ulaj në lidhje me koncesionin Thumanë-Kashar

Ndaje në Whatsapp
Shehaj akuzon Nokën për lidhje me biznesmenin Ulaj në lidhje me

Agron Shehaj ka hedhur akuza ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, lidhur me koncesionin Thumanë-Kashar. Shehaj ka denoncuar se pas kompanisë DH Albania, që ka fituar këtë kontratë, fshihet biznesmeni Ulaj, një person i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Noken. Sipas Shehajt, sa herë që ai ka ngritur shqetësime për këtë koncesion, Noka ka reaguar në mënyrë sulmuese, duke mbrojtur interesat e biznesmenit Ulaj.

“Zëri i Amerikës ka raportuar se pas kompanisë DH Albania fshihet Ulaj. Çdo herë që unë flas për Thumanë-Kashar, menjëherë del Flamur Noka dhe shpif ndaj meje. Arsyeja është e qartë: të gjithë e dinë se Ulaj është shumë afër Nokes,” ka deklaruar Shehaj.

Ai ka theksuar gjithashtu se ky koncesion, që përfshin ndërtimin e një rruge 20 km, ka një kosto që është rritur në mënyrë dramatike, nga 60 milionë euro në 1.3 miliardë euro. Shehaj ka paralajmëruar se qytetarët shqiptarë duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat financiare të këtij projekti dhe ka sugjeruar se ky koncesion është fituar për shkak të marrëveshjeve të fshehta mes përfituesve.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme