Politika 7 January 2025, 13:46 Nga VNA

Pandeli Majko kërkon hetim mbi akuzat e Sali Berishës, gati të dorëzojë imunitetin

Ndaje në Whatsapp
Pandeli Majko kërkon hetim mbi akuzat e Sali Berishës, gati të

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, që t’i kërkohet Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) informacion me shkrim mbi akuzat e ngritura dje nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se Majko është regjistruar nga SHIK me vendim gjykate në një tavolinë ku dyshohej për pazare të trafikut të drogës dhe armëve. Sipas tij, këto regjistrime përfshijnë edhe emrin e deputetit socialist.

Majko ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar gatishmërinë e tij për të hequr dorë nga imuniteti parlamentar, me qëllim hetimin e plotë të çështjes.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, i kërkova që, brenda protokolleve në fuqi, t’i kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim për aludimet e fshehjes së informacionit të ngritura publikisht nga Sali Berisha. Kam vendosur të dorëzoj çdo imunitet parlamentar, nëse është i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur ndaj meje,” shkruan Majko.

Nga ana tjetër, Berisha e cilësoi Majkon si një “kriminel të madh elektoral në Kukës”, duke shtuar se dosja në fjalë është e aksesueshme dhe përmban fakte të rënda.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme