Politika 6 January 2025, 15:42 Nga VNA

Protesta e punëtorëve të fasonerisë në Krujë/ Kërkesa për rritje pagash dhe kushte më të mira pune. Mbështeten nga Lëvizja Bashkë

Ndaje në Whatsapp
Protesta e punëtorëve të fasonerisë në Krujë/

Punëtorët e fasonerisë ALBTEK sh.p.k në Krujë kanë dalë në protestë, duke kërkuar rritje të pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave të garantuara nga Kodi i Punës. Protesta e tyre është përqendruar në sigurimin e dinjitetit dhe trajtimit të drejtë në vendin e punës.

Lëvizja BASHKË ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj punëtorëve, duke e konsideruar kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime. Në deklaratën e saj, kjo lëvizje dënon:

•Shantazhet dhe kërcënimet e kompanisë, e cila po përpiqet të heshtë zërin e punëtorëve përmes presionit dhe kërcënimeve me largim nga puna.

•Qëndrimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës, i cili është akuzuar se po mbron interesat e kompanisë, në vend që të garantojë të drejtat e punëtorëve.

Punëtorët kërkojnë gjithashtu shpërblimin e fundvitit, një praktikë e ndjekur nga kompania për tre vitet e fundit, e cila këtë vit është refuzuar. Sipas Lëvizjes BASHKË, ky refuzim tregon një kulturë shfrytëzimi që është e papranueshme në një shoqëri demokratike.

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme