Politika 6 January 2025, 11:19 Nga VNA

Sali Berisha paraqitet në SPAK: Akuzon Altin Dumanin si “kryekriminel elektoral”

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha paraqitet në SPAK: Akuzon Altin Dumanin si “kryekriminel

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në SPAK pas masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga Apeli i GJKKO në lidhje me çështjen e njohur si “Afera Partizani”. Në një deklaratë  për mediat, Berisha sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar si kryekriminel elektoral dhe si një figurë që po mbulon dosje krimi.

"Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal. Aty gjeta McGonigal-in që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs. Mund t’ju duket çudi por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigalin që të japë leksione këtu, por kjo është e vërteta. Organizata kriminale SPKAP po manipulon drejtësinë. Ata thonë se apartamenti është blerë për 380 metra katrorë, ndërsa ekspertët e vlerësojnë për 500 metra katrorë. Kjo është farsë dhe mashtrim,” deklaroi Berisha.

Ai u shpreh i vendosur për të vijuar betejën e tij kundër asaj që e quajti “drejtësi e kapur nga krimi”.

Ndërkohë, jashtë Prokurorisë së Posaçme u mblodhën dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët brohorisnin thirrje si “Poshtë diktatura” në shenjë solidariteti me liderin e tyre. Masat e sigurisë ishin të shtuara, ndërsa Berisha qëndroi në ambientet e SPAK vetëm për pak minuta.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme