Politika 4 January 2025, 21:05 Nga VNA

PD thërret protestë para SPAK-ut në mbështetje të Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp
PD thërret protestë para SPAK-ut në mbështetje të Sali

Mbështetës të PD kanë shpërndarë një thirrje për protestë ditën e hënë, më 9 janar, në orën 9:30, përpara selisë së SPAK-ut (SKAP-it, siç referohet në mesazh). Kjo protestë synon të denoncojë atë që PD e konsideron si përndjekje politike ndaj kundërshtarëve të kryeministrit Edi Rama.

Në mesazhin e shpërndarë për strukturat e degëve thuhet:

“Të mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve për të protestuar përpara SPAK-ut si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Në ora 9:30 përpara selisë së SPAK-ut.”

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit të GJKKO-së, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme